Punëtorë I Sigurimit Fizik

DELTA Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë: Roje, Monitorim dhe Reagim të Sistemeve të Sigurisë (alarm & kamera), Instalim, Servisim dhe Mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë.

DELTA Security Sh.p.k ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune.

Delta Security shpall konkurs:

Pozita: Punëtorë I Sigurimit Fizik –  30 Persona

Lokacioni: Prishtinë dhe Lipjan.

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm - përparsi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme.

Vendi i punës Roje I Sigurisë në objekte Institucionale dhe private.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;
- Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
- Aftësi për të punuar në situata stresuese;
- Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09.00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati IV-të), Prishtinë, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën:apliko@deltasecurity.biz

Afati për aplikim është i hapur nga data 19.08.2020 deri 31.10.2020, çdo ditë nga ora 09:00 deri ne ora 17:00.

 

Shpallja ka skaduar