Regional Director of Business Development

EPPC Kosovo
E skaduar

EPPC Kosovo kërkon një Regional Director of Business Development për klientin e saj, kompani e njohur që operon në fushën e prodhimit të pijeve alkoolike, produktet e së cilës eksportohen në Evropë, Amerikë dhe Kinë.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi i importuesve, distributorëve, zinxhirëve të furnizimit, HoReCa;
  • Hulumtimi i tregut (analiza/matje) dhe zhvillimi i planeve strategjike mbi shitjen e produkteve konform qëllimeve buxhetore të kompanisë;
  • Vlerësimi i shitjeve/operacioneve të distributorëve dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim sipas nevojës;
  • Identifikimi i mundësive biznesore/trendeve në rritje për plotësimin e nevojave të klientëve;
  • Krijimi i strategjive për zhvillim biznesi me qëllim të zgjerimit të tregut;
  • Përfaqësimi i kompanisë dhe promovimi i portfolios së saj përmes takimeve dhe lidhjes së marrëveshjeve;
  • Krijimi i partneriteteve strategjike, menaxhimi i marrëdhënieve me importuesit/distributorët kryesorë;
  • Përgatitja e raporteve javore dhe mujore mbi planifikimin, progresin e punës dhe takimet me palët e interesit.

 

Kërkesat për këtë pozicion janë: 

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing apo fusha të tjera relevante;
  • Të ketë eksperiencë më shumë se 5 vite në shitje, preferohet në industrinë e pijeve alkoolike;
  • Të ketë njohuri rreth marketingut dhe zinxhirit të furnizimit;
  • Të ketë njohuri të mjedisit të shitjes dhe sistemeve vendore të distribuimit;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Të ketë njohuri të paketës MS Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit dhe negocimit me palë;
  • Të jetë i orientuar drejt rezultateve, i aftë në vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve;
  • Të posedojë patentë shoferin, kategoria B.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                 Regional Director of Business Development;

Lokacioni:                Prishtinë, Kosovë;

Paga:                         Konkurruese;

Kontrata:                  Sipas ligjit të punës;

Afati për aplikim:   09.02.2023.

 

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Regional Director of Business Development’  në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al 

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje. Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shpallja ka skaduar