TERMAT E REFERENCËS
Lënda: | Rinovimi i objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë– Peja, Rr.Nuredin Basha, p.n. Pejë, Republika Kosovës |
Klienti: | DVV International Kosova |
Projekti: | Profesionalizimi i Qendrave Edukativo-Arsimore - për të rritur në Evropë |
Lokacioni: |
Kosovë |
Afati i fundit për shprehje të interesit: |
14.6.2024 |
E-mail kontakti: | ralija@dvv-international-ks.org ; vullnetgusia@gmail.com |
SFONDI
DVV International është dega ndërkombëtare e Shoqatës Gjermane të Arsimit për të Rritur (DVV)
Ajo punon në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur të nxënit e të rriturve si një çelës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë. DVV International në Kosovë deri më tani ua ka ofruar kontributin e vet të lartë partnerëve vendimmarrës shtetërorë dhe joshtetërorë për të arritur progres të lartë përmes miratimit të një kornize gjithëpërfshirëse legjislative, ndërtimit të kapaciteteve trajnuese të ofruesve shtetërorë dhe joshtetërorë të Arsimit për të Rritur (ARr), si dhe rritjes së pjesëmarrjes të grupeve të pafavorizuara në programet e ARr . Përkundër arritjeve të mëdha dhe zhvillimeve pozitive që nga viti 2005, interpretimi i koncepteve të ARr në Kosovë ende nuk ka evoluar dukshëm drejt kapërcimit të kufijve të moshës dhe promovimit të arsimit dhe të nxënit cilësor joformal. Aktualisht vetëm një numër i vogël i ofruesve jofitimprurës jo formalë ofrojnë kurse për zhvillim profesional dhe personal, si dhe edukim për demokraci dhe qytetari.
QËLLIMI I PROJEKTIT
1. Gjatë periudhës së projektit 2022-2024 do të ndërmerren hapa për të zgjeruar fushëveprimin e programeve joformale jo vetëm për masat e punësimit dhe tregut të punës, por edhe për shkathtësitë më të përgjithshme si për shembull edukimi financiar dhe digjital, edukimi politik dhe qytetar, zhvillimi personal, etj. Për ta arritur këtë, DVV International në Kosovë po bën përpjekje për të ndërtuar dy Qendrat e para pilot për ARr në Kosovë. Qendra e parë për ARr (ALE) tashmë është pilotuar në marrëveshje dhe në kuadër të objektit të OJQ-së THY në Prizren. Qendra e dytë për ARr do të themelohet në marrëveshje me Qendrën Kulturore të Rinisë / përkatësisht me OJQ-në KVRL, me seli në Rr. Nuredin Basha, pn në Pejë. Për të realizuar lansimin me sukses të Qendrës së dytë për ARr në ambientet e Qendrës Kulturore të Rinisë / OJQ KVRL – Pejë, është i nevojshëm rinovimi paraprak i objektit. Prandaj, përmes kësaj thirrje të hapur, DVV International kërkon një kompani profesionale e cila do të mund të kryejë rinovimin e hapësirave të brendshme të objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë.
1.1 Përgjegjësitë e kompanisë që do të kryejë rinovimin e ambienteve të brendshme të objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë.
Kompania e zgjedhur do të punojë nga afër me zyrën e DVV International në Kosovë, me Qendrën Kulturore të Rinisë në Pejë dhe me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës. Paraprakisht, kompania e interesuar duhet:
1.2 Për t’i realizuar detyrat, kompania e përzgjedhur do të ndërmarrë shërbimet e mëposhtme:
1.3 Kriteret e aplikimit të kërkuara nga kompania për realizimin e shërbimeve:
1.4 Korniza kohore : Qershor 2024 – Gusht 2024
Afati i përfundimit mund të zgjatet më së shumti 2 javë përmes konsultimit të ndërsjellë nëse një zgjatje e tillë është e nevojshme për shkak të kushteve të motit ose rrethanave të tjera të paparashikuara. Ditët e punës do të jenë përgjegjësi e kompanisë së përzgjedhur. Rinovimi i objektit do të nisë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimit ndërmjet DVV International dhe kompanisë së përzgjedhur. Pagesa do të bëhet me këste, menjëherë pas përfundimit të punës së kontraktuar, qoftë e plotë/apo e pjesshme. Kjo do të specifikohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët (DVV International dhe kompania e zgjedhur) .
2. SHPREHJA E INTERESIT
2.1 Vizitat paraprake në objekt nga kompanitë e interesuara, të cilat do të bëjnë matjet dhe llogaritjet paraprake për rinovimin e objektit në fjalë, mund të bëhen në koordinim paraprak me përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë, përmes shkresave ne e-mail adresat: vullnet.gusia@rks-gov.net dhe kvrl.peja@gmail.com, ose thirrjeve ne Nr. +383 49 150 255.
2.2 Të gjitha kompanitë e interesuara për kryerjen e detyrave të lartpërmendura të projektit mund t’i dorëzojnë ofertat e tyre (të gjitha dokumentet përkatëse) siç specifikohet në seksionin 1.1 dhe 1.2. në email adresat: ralija@dvv-international-ks.org dhe vullnet.gusia@rks-gov.net.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertës / dokumentacionit përkatës është data 16 qershor 2024.
DVV International-Kosova (Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes) , Rr. Rexhep Mala, Nr. 26, Prishtinë, 10 000, Kosovë.
Shpallja ka skaduar