Salesperson

Telegrafi
E skaduar

Shoku yt i ngushtë ka nevojë për TY – Telegrafi hap konkurs për 5 persona në Shitje 

Që nga përhapja e pandemisë Covid-19, bota më nuk është e njejtë. Pandemia ka ndikuar që shitja online, reklamimi në internet dhe prezenca digjitale të rriten shpejtë dhe në mënyrë eksponenciale. 

Tashmë zbutja e masave dhe hapja e tregut ka ndikuar që të shtohet shumë kërkesa nga bizneset për investime në reklamim në internet. 

Telegrafi për të ju përgjigjur trendit dhe kërkesave gjithnjë në rritje dhe për t’iu shërbyer sa më mirë bizneseve me format më inovative të reklamimit, ka hapur konkurs për 5 anëtarë të ri në Departamentin e Shitjes.
 

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Salesperson (5)


Detyrat e punës:
 

• Promovon produktet e kompanisë, krijon shitje për këto produkte dhe bën përpilimin e ofertave duke iu përshtatur kërkesave të klientëve

• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre

• Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj

• Analiza e tregut dhe identifikimi i klientëve potencialë në bashkëpunim me strukturat e tjera për realizimin e shitjeve

• Përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e portfolios se klientëve

• Të krijoj relacione me klientë të rinj nga vizitat ne terren
 

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
 

• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, organizimit, prezantimit dhe negocimit

• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur apo në grup

• Njohuri në fushën e marketingut digjital

• Të ketë më shumë se një (1) vit përvojë pune

• Të ketë patent shofer kategoria B
 

Benefitet:
 

• Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë

• Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër

• Anëtarësim falas në palestër

• Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës

• Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të realizuara nga shitja

• Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore

• Shujtë ditore falas

• Zbritje speciale në librarinë Dukagjini

• Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe letër motivuese përmes e-mailit marketing@telegrafi.com

 

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë. 

Shpallja ka skaduar