Senior Software Engineer (Java/Angular)

Celonis
E skaduar

Bëhuni pjesë e Celonis si Senior Software Engineer (Java/Angular)

 

Kualifikimi i preferueshem

• Diplomë universitare në fushën e shkencave kompjuterike apo kualifikim ekuivalent

• Së paku 2 vjet përvojë në Full Stack Development

• Njohuri në ndërtimin e produkteve komplekse në Java 8 (idealisht edhe në Spring) dhe Javascript (idealisht edhe në Angular 7)

• Përvojë me databaza relacionare (p.sh. PostgreSQL)

• Përvojë në zhvillimin e web-serviseve RESTful

• Përvojë me praktikat e zhvillimit Agile (p.sh. SCRUM, unit testing, continuous integration etc)

• Përvojë me shërbimet cloud moderne si AWS apo Azure (ka përparësi)

• Përvojë pune me Docker, Kubernetes apo platformën Cloud të Google (ka përparësi)

• Njohuri të mira të gjuhës angleze

 

Pergjegjesite

• Ndërtimi, dizajni dhe implementimi i moduleve të reja në software

• Implementimi i metodave të dobishme të API

• Angazhimi në zhvillim të backend-it me Java 8

• Angazhimi në zhvillim me Spring (MVC) dhe Spring Boot

• Angazhimi në zhvillim të Frontend-it me Angular, Typescript, HTML5 dhe CSS

• Krijimi i vizualizimeve inovative të të dhënave në fushën e Analizës së Procesit

• Ju si pjesë e ekipit do ta keni mundësinë të punoni edhe në teknologjitë të zhvilluara in-house, të cilat përdoren prej shumë ekipeve të aplikacioneve të ndryshme

 

Si te aplikoni?

Duke u bazuar në përgjegjësitë dhe kualifikimet e paraqitura, ju lutem dërgojeni CV dhe plotësoni të dhënat e kërkuara ne linkun ne vazhdim:

https://boards.greenhouse.io/celonis/jobs/4155816003

Shpallje të ngjajshme do të hapen edhe gjatë javëve në vijim, ju lutem përcillni portalet e punës apo faqen tonë në Facebook.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.

 

Pse Celonis eshte vendi me atraktiv per pune?

• Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.

• Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.

• Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit, gjelbrimin e brendshëm si dhe dog friendly.

• Kompenzime të larta, employee stock options program dhe sigurim shëndetësor privat.

• Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.

Shpallja ka skaduar