Prime Recruitment Albania po kërkon të punësojë një Shefe Finance për një kompani në Tiranë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
  2. Të njohë shumë mirë programet financiare ( Financa 5);
  3. Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
  4. Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
  5. Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
  6. Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
  7. Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  8. Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
  9. Përgjegjëse per realizimin dhe mbylljen e pasqyrave financiare , listëpagesat, deklarimin e taxave;
  10. Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  11. Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
  12. Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
  13. Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
  14. Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.


Kualifikimet dhe aftësitë që kërkohen për këtë pozicion:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
  • Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
  • Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.


Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre me subjekt " Shefe Finance" në adresën tone të e-mailit

Shpallja ka skaduar