Specialist i Mikrobiologjisë , Specialist i Patologjisë, Biolog, Teknik laboratori

Bipharm
E skaduar

Operatori farmaceutik me shumicë Bipharm, me seli në Prishtinë, në bashkëpunim me laboratorin gjenetik “Alea Genetic Center” i cili do të fillojë veprimtarinë edhe në Kosovë, shpallë konkurs për:
 

                      1. Specialist i Mikrobiologjisë 
                      2. Specialist i Patologjisë 
                      3. Biolog ( 2 pozita ) 
                      4. Teknik laboratori ( 4 pozita )   

Përgjegjësitë për pozitën 1: 

  • Të mbajë shënime të të dhënave saktë dhe në vazhdimësi
  • Të analizojë të dhënat sipas metodave testuese dhe udhëzimeve të punës
  • Të përgatisë mostrat, mbjellë kulturat
  • Përgjegjësi të tjera mikrobiologjike sipas nevojave gjatë punës

 

Përgjegjësitë për pozitën 2: 

  • Të egzaminojë mostrat mikroskopike
  • Të identifikojë dhe diagnostikojë patologjitë dhe abnormalitetet
  • Të interpretojë rezultatet dhe të gjeturat
  • Përgjegjësi të tjera të patologut sipas nevojave gjatë punës

 

Përgjegjësitë për pozitën 3:

  • Të merret me hulumtime
  • Të mbledhë mostra 
  • Të performojë teste dhe eksperimente
  • Të interpretojë rezultatet dhe të gjeturat
  • Përgjegjësi të tjera të biologut sipas nevojave gjatë punës

 

Përgjegjësitë për pozitën 4:

  • Të merr mostra të gjakut, qelizave dhe materialeve të tjera nga pacientët
  • Të punojë, mirëmbajë, testojë sterilitetin e pajisjeve laboratorike
  • Përgjegjësi të tjera të teknikut të laboratorit sipas nevojave gjatë punës
     

 

Kriteret: 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: 

  • Diplomë të fushave gjegjëse
  • Aftësi të mira komunikimi, planifikimi dhe organizimi
  • Njohuri të mira të MS Office 
  • Njohuri të gjuhës Angleze ( e domosdoshme për pozitën 2)

 

Nëse mendoni se keni aftësi përkatëse, ju lutem dërgoni CV tuaj me përshkrimin Konkurs Alea Genetic Center deri më datë 15.08.2022 në email adresën: bipharm_ks@yahoo.com

Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të merren parasysh dhe do të njoftohen për intervistë.

 

Shpallja ka skaduar