Specialist i sistemeve të Databazave për Zyrën Qendrore

TEB Sh.A.
E skaduar

Mundësi punësimi

 

TEB një ndër bankat më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

 

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Specialist i sistemeve të Databazave për Zyrën Qendrore

 

Përgjegjësitë:

  • Ndjekja e zhvillimeve të reja, risive të lidhura me sektorin dhe teknologjinë bankare, dhe vlerësimi i përfitimeve nga ato dhe ndarja me titullin e epërm.
  • Bërja e kërkimeve në lidhje me kompanitë për të marrë shërbime dhe zgjidhjet e tyre.
  • Ndjekja e zhvillimeve ekzistuese dhe gjithashtu zhvillimeve ndërkombëtare.
  • Kërkimi i zgjidhjeve për çdo problem të mundshëm që është nën përgjegjësinë e tij/saj
  • Siguron se programet që përdoren janë të përditësuara dhe të sigurta.
  • Përgatitja e raporteve të vazhdueshme të projekteve të cilat kërkohen. 
  • Në lëndët përkatëse, përgatitja e raporteve periodike dhe dorëzimi tek Mbikëqyrësi.
  • Mbledhja e raporteve javore prej stafit nën titullin e tij/saj dhe përcjellja e punëve të tyre.
  • Përcjellja e të gjitha kërkesave dhe ndryshimeve në lidhje me platformën e menaxhimit të tiketave.
  • Aplikimi i ndryshimeve bazuar në Procedurën e menaxhimit të ndryshimeve.
  • Menaxhimi i licencave dhe i marrëveshjeve për mirëmbajtje.
  • Shqyrtimi i planeve të kërkesës dhe zbutjes të Auditimit të TI-së, Sigurisë së Informacionit.
  • Takimi me personelin nën titullin e tij/saj në një periudhë të caktuar, vlerësimi dhe zbatimi i propozimeve
  • İnformimi dhe udhëheqja e personelit nën titullin e tij/saj në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e reja.
  • Ndjekja, eliminimi dhe parandalimi i përsëritjes së problemeve të përcaktuara në raportet e auditimit.
  • Sigurimi i standardeve të cilësisë dhe shërbimit në projekte/detyra.
  • Aplikimi i politikave dhe rregullave të sigurisë së të dhënave gjatë realizimit të çdo funksioni në përgjegjësinë e tij/saj.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvoja në administrimin e databazës së Oracle, MSSQL Server, PostgreSQL dhe MySQL
  • Përvoja në administrimin e Oracle Exadata është një plus
  • Njohuri në teknologji të kopjimit/transmetimit (replication/streaming)  
  • Shkathtësi në hartimin e databazave, dokumentacionin, sigurinë dhe kodimin
  • Shkathtësi në arkitekturën dhe internals e databazave
  • Përvojë ose njohuri me teknologjitë me shumë të dhëna 
  • Përvojë ose njohuri me administrimin e sistemeve Unix/Linux
  • Njohuri për teknologjitë e ndërmjetme (Oracle WebLogic)
  • Njohuri në programim të SQL dhe PL/SQL
  • Njohuri në një ose më shumë skriptim gjuhësh, siç është Bash
  • Performanca e databazave 
  • Akordimi i performancës së SQL
  • Siguria e databazave 
  • Siguria e përdoruesve
  • Auditimi i databazave
  • Bërja e kopjes rezervë dhe rikthimi
  • Mbështetje për stafin e pronarëve të programeve gjatë vendosjeve të ndryshme dhe ekzekutimit të skripteve në emër të tyre
  • Përgatitja e dokumentacionit të zbatimeve, konfigurimit, kopjimeve rezervë, rivendosjeve dhe sistemeve përkatëse
  • Dhe, punë të tjera të ndërlidhura të urdhëruara nga menaxheri/mbikëqyrësi i tij/saj

 

 

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. 

 

Afati i fundit për aplikim është 08.07.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shpallja ka skaduar