Specialist/e i/e shitjeve

MerrJep.com
E skaduar

Kompania MerrJep.com me seli në Prishtinë, hap konkurs në pozitën e kërkuar: Specialist/e i/e shitjeve

 

Përgjegjësitë e punës:

  • Analizimi i tregut dhe gjetja e klientëve të rinj (si kompani ashtu edhe njerëz fizikë) përmes rrjeteve efektive..
  • Krijimi i ofertave speciale sipas nevojave/kërkesave të klientëve.
  • Organizimi i takimeve dhe lidhja e kontratave.
  • Hartimi i planeve për të rritur numrin e abonentëve në platformë.
  • Pjesëmarrje në aktivitetet e shitjes që lidhen me proceset dhe aplikacionet punuese.
  • Identifikimi dhe analizimi i faqeve të internetit dhe produkteve të konkurrentëve.
  • Të identifikoni dhe analizoni tregje të reja / dyqane të reja në internet.
  • Informon dhe këshillon klientin në lidhje me shërbimet.

 

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Njohuri rreth marketingut digjital.
  • Eksperienca ne shitje do te konsiderohet si avantazh.
  •  


Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës.
  • Ambient pozitiv të punës.
  • Bonus sipas realizimit të shitjeve.
  • Trajnime profesionale mbi shitjen dhe përdorimin e aplikacioneve punuese.
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.

 

Orari i punës: 08 -16 (Hënë-Premte).

Procesi i Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën marketing@merrjep.com duke treguar pozicionin për të cilin aplikojnë.

Afati i aplikimit: 26 Shkurt 2022.

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Shpallja ka skaduar