Teknik Elektricist dhe ndihmës Teknik

Koniks
30 ditë të mbetura

Kompania jonë është në kërkim të 6 teknikëve të instalimeve elektrike për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse posedoni aftësi dhe përvojë në instalime elektrike, jeni personi i duhur për ne! 

Pozita: Teknik Elektricist (3 Pozita)  dhe ndihmës Teknik (3 Pozita)     

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Vendosja dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike. 
  • Montimi i kanalinave metalike ose plastike dhe përgatitja e strukturave mbështetëse për kabllot. 
  • Instalimi i prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues për përdorim të përditshëm. 
  • Zbatimi i udhëzimeve teknike për montim dhe lidhje për realizim të saktë të detyrave. 
  • Zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar si kabllot, ndërprerësit dhe siguresat. 
  • Instalimi i trupave ndriçues LED dhe llambave të zakonshme. 
  • Lidhja e sistemeve të tokëzimit sipas standardeve.  
     

Kualifikimet dhe Aftësitë: 

  • Njohuri të mira mbi standardet dhe rregullat e sigurisë elektrike. 
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës si kaçavidat izoluese, testuesit dhe multimetri. |
  • Njohje të tipeve të ndryshme të pajisjeve elektrike dhe përdorimi i tyre korrekt. 
  • Diplomë e shkollës së mesme teknike ose trajnim i specializuar në instalime elektrike. 
  • Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masat mbrojtëse për siguri maksimale. 
     

Si të aplikoni? Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: info@koni-ks.com
Për më shumë informacione, na kontaktoni 044 292 797 

Aplikoni këtu