Teknik Elektricist , Ndihmës Teknik Elektricist

Koniks
28 ditë të mbetura

Pozitat e lira: 
● Teknik Elektricist (2 pozita) 
● Ndihmës Teknik Elektricist (2 pozita) 
 

Kompania jonë është në kërkim të teknikëve të kualifikuar në fushën e instalimeve elektrike për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse keni përvojë dhe aftësi të mira teknike, jeni të mirëseardhur të aplikoni! 

Pozita: Teknik Elektricist 
Detyrat dhe përgjegjësitë: 
● Instalimi dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike. 
● Montimi i kanalinave metalike dhe plastike për ndërtimin e strukturave mbështetëse për kabllot. 
● Vendosja e prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues sipas planit të instalimit. 
● Zbatimi i udhëzimeve teknike për realizimin e saktë dhe të sigurt të punimeve. 
● Zëvendësimi i pjeseve të dëmtuara të rrjetit elektrik, përfshirë kabllot, ndërprerësit dhe siguresat. 
● Lidhja dhe mirëmbajtja e sistemeve të tokëzimit në përputhje me standardet përkatëse. 
 

Kualifikimet dhe aftësitë: 
● Njohuri bazë mbi standardet dhe rregulloret e sigurisë elektrike. 
● Përvojë pune minimale 1 vit në instalime elektrike. 
● Aftësi në përdorimin e veglave për instalim dhe testim të rrjetit elektrik. 
● Njohuri mbi llojet e kabllove dhe materialeve elektrike të përdorura në instalime. 
● Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masa mbrojtëse për siguri ne pune. 

 

Pozita: Ndihmës Teknik Elektricist 
Detyrat dhe përgjegjësitë: 
● Asistimi në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike. 
● Mbështetja e teknikëve në vendosjen e kabllove, prizave dhe trupave ndriçues. 
● Përgatitja dhe dorëzimi i mjeteve të nevojshme gjatë punës. 
● Kryerja e punëve ndihmëse sipas udhëzimeve të dhëna nga teknikët përgjegjës. 
 

Kualifikimet dhe aftësitë: 
● Njohuri bazë mbi instalimet elektrike dhe sigurinë në punë. 
● Përvojë pune minimum 3 muaj në pozita të ngjashme ndihmëse. 
● Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime të sakta. 
● Aftësi për të përdorur mjetet bazike të punës. 

Si të aplikoni? 
Dërgoni CV-në tuaj në emailin: info@koni-ks.com duke vendosur ne “Subject” poziten per 
te cilen aplikoni. 
Për më shumë informata lidhur me aplikimin, kontaktoni në: 045 161 111 

Afati i fundit për aplikim: 10.07.2025

Apliko për këtë pozitë