Teknik i Elektros

Coin LLC
E skaduar

COIN l.l.c është kompani e specializuar në paisjet e sigurisë dhe tani po ofrojmë një mundësi që një teknik të elektros entuziast t’i bashkohet ekipit tonë. Kjo pozitë është e përshtatshme për individët që duan të avancojnë në karrierën e tyre dhe të marrin nje përvojë pozitive në një vend pune stabil dhe mbështetës.

Lokacioni i zyrës është në Rr. Tahir Zajmi pn, Prishtinë, Kosovë (Objekti i Kosovatex).

Detyrat:

  • Performimi i testimit të paisjeve të ndryshme elektrike/elektronike
  • Lidhja e komponenteve elektrike/elektronike të sistemeve
  • Kabllime dhe testime të kabllimit
  • Pjesmarrja në instalimin e paisjeve të ndryshme
  • Ndërtimi, kalibrimi dhe riparimi i paisjeve të ndryshme
  • Leximi dhe pjesmarrja në vizatmin e skemave elektrike
  • Ndërtimi dhe testimi i qarqeve të ndryshme elektrike
  • Pjesmarrje në parallogaritjet dhe parapërgaditjet për instalime
  • Punimi i kutive elektrike dhe pllakave duke përdorur vegla manual dhe elektrike siç janë: shpojsja elektrike, veglat e thjeshta të puntorisë etj.
  • Raportimi për mbarëvajtjen e punës

Kërkesat:

  • Diplomë e shkollës së mesme (preferuar shkollë e mesme teknike)
  • Përvojë pune si teknik i elektros
  • Njohuri e mire e MS office
  • Aftësi të shkëlqyeshme kominikimi verbal dhe të shkruar
  • Njohja e gjuhes angleze (opsionale)
  • Patentë shoferi

 

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në hr@coin-systems.com

Shpallja ka skaduar