Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve tëvelektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsye të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitat:
LOKACIONI – MAZGIT
▪ TEKNIK (serviser) i pajisjeve te IT-së
▪ TEKNIK (Serviser) i teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve
▪ MONTER/TEKNIK i sistemeve të klimatizimit
▪ PRAKTIKANT (me pagë të rregullt dhe bonuse), me mundësi punësimi, në servisimin dhe montimin e teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve
Kualifikimet për teknik (serviser i paisjeve te IT-së):
• Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant;
• Të ketë eksperiencë pune në fushën e servisimit te paisjeve te IT-së posaqërisht i pajisjeve mobile si telefon dhe tablet;
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj ne ekip;
Kualifikimet për teknik (serviser i teknikës së bardhë):
• Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant;
• Të ketë eksperiencë pune në fushën e teknikës së bardhë;
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj ne ekip;
• Të ketë patent shoferin (kategoria B);
Kualifikimet për monter/teknik i sistemeve të klimatizimit:
• Të ketë të përfunduar shkollimin e mesem;
• Te ketë eksperiencë pune në montimin dhe servisimin e sistemeve të klimatizimit;
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip;
• Të ketë patent shoferin (kategoria B);
Kualifikimet për praktikant:
• Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo të ngjajshme;
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip;
• Patent shoferin (kategoria B) është përparsi.
Ne ofrojmë:
• Pagë konkurruese;
• Sigurim shëndetsor;
• Transportin;
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
• Mundësi reale të zhvillimit profesional;
• Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
• Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në:
puna@aztech-ks.com
• Ju lutem e shënoni në subjekt se për cilin lokacion aplikoni.
• Afati për aplikim deri me datë: 21.05.2024
• Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shpallja ka skaduar