Poliklinika “EndoMedica” në procesin e zgjerimit të veprimtarisë

SHPALL KONKURS

Titulli i vendit të punës:                      Teknik laboratori

I përgjigjet:                                             Biokimistit përgjegjës të Laboratorit

Orari i plotë i punës

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Merr mostrën për analiza laboratorike nga pacientët;
  • Kryen analizat laboratorike;
  • Mban evidencë ditore lidhur me pacientët të cilët kryejnë analizat laboratorike;
  • Me saktësi i regjistron vlerat e analizave të fituara;
  • Shkon në teren për marrjen e materialit biologjik nga pacientët e palëvizshëm;
  • I mirëmban aparatet me të cilat punon dhe është përgjegjës për rregullësinë e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera me udhëzim të Udhëheqësit të drejtëpërdrejtë.

 

Zbaton dhe realizon punën duke u bazuar në rregulloret, strategjitë, udhëzimet e dhëna nga Biokimisti.

 

Kushtet e kërkuara:

Shkolla e mesme: Teknik laborant

Diploma dhe licenca e punës;

Të ketë  aftësi profesionale për kryerjën e detyrave;

Përvoja e punës e preferuar;

Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

 

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë duhet të dorëzojnë CV-në personale dhe një letër të shkurtër motivimi përmes postës elektronike në e-mail: endomedicaks@gmail.com, poashtu dokumentet e aplikimit mund të dorëzohen dhe dorazi në Poliklinikë.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Të dhënat kontaktuese:

Adresa: Rr. Muharrem Fejza (ngjitur me tregun ditor), Lagjja e Spitalit, Prishtinë

Tel: +383 45 96 06 66

Web faqja: https://www.endomedica-ks.com/

E-mail: endomedicaks@gmail.com

Facebook: https://www.facebook.com/EndoMedicaKosova

Shpallja ka skaduar