Teknik për pajisje

Hebs Kosova
30 ditë të mbetura

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë persona të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentet tona në rritje dhe zhvillim. 
 

Pozita: Teknik për pajisje 
 

Detyrat dhe përgjegjësitë 
• Mirembajtje e rregullt e sistemeve elektrike dhe hidrosanitare. 
• Zbulimi dhe riparimi i defekteve elektrike dhe hidraulike. 
• Kryerja e kontrolleve rutinë të mirëmbajtjes parandaluese. 
• Kontrollimi periodik i instalimeve per te paradaluar defektet. 
• Reagimi i shpejtë ndaj kërkesave për riparime urgjente në restorant. 
• Mbajtja e dokumentacionit të mirëmbajtjes dhe raporteve të defekteve. 
 

Teknik për pajisje - Kualifikimet 
• Diplomë ose certifikate teknike (Elektrik, Mekanik, Elektromekanik ose fusha të ngjashme). 
• Përvojë pune të paktën 1 vit ne fusha të ngjashme 
• Njohuri të mira në sistemet elektrike, instalimet e ujit etj. 
• Aftësi për të lexuar skema teknike dhe manuale pune. 
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në situata të ngarkuara. 
• Disponueshmëri për ndrrime të ndryshme dhe pune ne terren. 
 

Afati i fundit për aplikim: 15.08.2025

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun  https://jobs.hebskosova.com/job-application-form?id=140

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikoni: