Flutura Academy hap konkurs për tri(3) pozita për Trajner/e Programimi(Programim, Robotikë, Unity) për nxënës dhe studentë në Qendrën e Flutura Academy në Prishtinë.
Aplikantët për nxënës të shkollave fillore duhet të kenë njohuri për: HTML, CSS, JavaScript dhe Scratch.
Aplikantët për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë duhet të kenë njohuri për: HTML, CSS, Bootstrap, JavaScript, jQuery, C#, ASP.Net dhe Unity.
Kriteret per Aplikim
- Të jetë i/e diplomuar në Fushat e Teknologjisë Informative;
- Përvoja e punës në fushë të ngjashme është përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- Të jetë i gatshëm të punojë me nxënës apo studentë;
- Të motivojë nxënësit/studentët të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji;
- Të ligjërojë sipas kurrikulave të Flutura Academy;
- Të bashkëpunojë me stafin, nxënësit/studentët dhe prindërit;
- Të ketë aftësi komunikative të shkëlqyera;
- Të ketë aftësi për kryerjen e detyrave të përcaktuara me përpikëri dhe brenda afatit kohor;
- Shkathtësi të shkëlqyera analitike, shkathtësi në shkrim dhe komunikim miqësor më nxënës/studentë;
Kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat duhet të dërgojnë CV-në në emailin info@flutura-academy.com deri më datën 05.08.2024 duke e përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Shpallja ka skaduar