Udhëheqës/e për Financa dhe Kontabilitet

Diambe Kosova
E skaduar

Pozicioni: Udhëheqës/e për Financa dhe Kontabilitet 
Vendndodhja: Suhodoll, Graçanicë-Magjistralja Lipjan-Prishtinë pn. 
Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv 
 

DIAMBE Market, pjesë e një rrjeti në rritje të marketeve me koncept “Hard Discount”, që operon në Shqipëri dhe së fundmi i është bashkuar edhe rrjeti i KAM Kosova, kërkon një Udhëheqës/e për Financa dhe Kontabilitet me përvojë dhe integritet të lartë profesional për të udhëhequr funksionin financiar të kompanisë. 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore: 
Menaxhimi i përditshëm financiar dhe kontrolli: 
 Kontrollon dhe shpërndan dokumentet hyrëse, njofton për regjistrime dhe ndjek përditësimet; 
 Kontrollon qarkullimin ditor të pagesave në bankë dhe thesar; 
 Harton grafikët e fondeve monetare për pagesa sipas prioriteteve, dhe monitoron zbatimin e tyre; 
 Deklarimi i tatimeve; 
 Përgatit raporte të shitjeve mujore dhe vjetore; 
 

Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat dhe kredidhënësit: 
 Analizon dhe monitoron kreditë afatgjata dhe shlyerjen e tyre; 
 Komunikon rregullisht me bankat për çështjet relevante; 
 Inicion dhe ndjek pagesat e transaksioneve me institucionet financiare. 
 

Kontabilitet dhe kontroll i brendshëm: 
 Kontrollon regjistrimet në kontabilitetin financiar dhe material; 
 Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e ekipit të kontabilitetit, bazuar në raportime të përditshme dhe përputhshmëri me rregullat e brendshme; 
 Siguron që detyrat profesionale të stafit të kontabilitetit të jenë në përputhje me përshkrimet e punës, procedurat; 
 Siguron trajnimin e vazhdueshëm për të gjithë punonjësit e sektorit financiar. 
 

Inventarizimi dhe raportimi financiar: 
 Organizon dhe monitoron procesin e inventarizimit të përgjithshëm; 
 Analizon raportet e inventarizimit dhe rezervat materiale dhe financiare; 
 Është përgjegjës për përgatitjen e saktë të llogarive periodike dhe përfundimtare; 
 

Zbatimi i kuadrit ligjor: 
 Monitoron ndryshimet në legjislacionin financiar dhe siguron përputhjen e funksionimit të kompanisë me to. 

Profili juaj: 
 Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme; MBA ose certifikime si SCAAK përbëjnë avantazh; 
 Përvojë në pozicione të ngjashme – financa dhe kontabilitet; 
  Njohuri të thella mbi kontabilitetin financiar, analizën e bilanceve dhe raportimin financiar; 
 Eksperiencë me softuerë financiarë (CFM-a, përbën avantazh); 
 Aftësi të forta menaxheriale, strategjike dhe analitike. 

Konfidencialiteti & Aplikimi: 
Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të 
ftohen për intervistë. 
 

Aplikimet dërgohen në adresën: jobs.ks@diambe.com 
Afati për aplikim: 17.06.2025 
Subjekti i email-it: Aplikim për pozicionin CFO

Dërgoni Aplikimet: Shpallja ka skaduar

Pune tjera nga kjo Kompani