Video editor (internship)

JOY media
E skaduar

Ne, JOY' dhe JOYweddingfilms, një kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjeve vizuale , kemi kënaqësinë të shpallim konkurs për  Internship si Video Editor. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për një student ose person të ri që dëshiron të zhvillohet dhe të fitojë përvojë në këtë industri .

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përpunimi dhe montimi i materialeve video, duke përdorur softueret e redaktimit të videove.
  • Ndihma në krijimin e montazheve të përsosura .
  • Përdorimi i efekteve të thjeshta vizuale dhe audio për të përmirësuar përvojën e shikuesit.
  • Bashkëpunimi me ekipet kreative dhe prodhuese për të ndihmuar në realizimin e projekteve.
  • Mbarëvajtja e detyrave dhe projekteve të ndryshme brenda afateve të caktuara.
  • Ndarja dhe arkivimi i materialeve të videove në mënyrë të organizuar.

Kualifikimet:

  • Njohuri bazë të softuerëve të redaktimit të videove si Adobe Premiere.
  • Interes për këtë industri dhe dëshira për të fituar përvojë praktike në fushën e redaktimit të videove.
  • Aftësi për të mësuar dhe përshtatur shpejt në mjedisin e punës dhe në teknologjitë e reja.
  • Aftësi të organizuar dhe të kujdesshme në punën me materiale të ndryshme video.
  • Njohuri të rregullta të gjuhës angleze (të flasim dhe të shkruajmë) janë të preferuara, por jo të detyrueshme.

 

Ky internship ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të fituar përvojë praktike në një kompani të njohur në fushën e prodhimit të përmbajtjeve vizuale. Ne do t'ju ofrojmë mbështetje dhe trajnim gjatë gjithë kohës së internship-it.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në info@joy-ks.net. Ju lutemi të shënoni në subjekt "Aplikimi - Internship Video Editor". 

Ne do të konsiderojmë të gjitha aplikimet dhe do t'i kontaktojmë vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

JOY'

www.joy-ks.net
www.joyweddingfilms.com

Shpallja ka skaduar