Vozites me kategori C (x2)

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

 

VOZITËS ME KATEGORI C (2) 

 

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE PËR POZITËN VOZITËS:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mallrat e ngarkuara në automjetin të cilin e drejton;
  • Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet gjatë kohës sa ato ndodhen në automjetin e tij;
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT PËR KËTË POZITË:

  • Të këtë të kryer shkollën e mesme;
  • Të posedojë patentë shofer të kategorisë C;
  • Preferohet të ketë përvojë pune së paku 1 vjeçare në vozitje të automjeteve të kësaj kategorie.

 

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;  
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 24 shkurt 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

 

Shpallja ka skaduar