Vullkanizer, Autongjyrosës, Shofer – Kategoria B

EN TUNING
30 ditë të mbetura

EN TUNING, një kompani lider në industrinë e automjeteve, shpall konkurs për tre pozita të lira pune në ekipin e saj. Jemi të interesuar për individë të dedikuar dhe të pasionuar që duan të zhvillohen dhe të kontribuojnë në një mjedis inovativ dhe dinamik.

 

Pozitat e lira:

Vullkanizer – (1 vend)
Jeni i apasionuar pas makinave dhe keni njohuri për vullkanizimin e gomave? Ky është roli i duhur për ju! Kërkojmë një profesionist që do të jetë pjesë e ekipit tonë dhe do të merret me mbajtjen dhe mirëmbajtjen e gomave për automjete të ndryshme.

Autongjyrosës – (1 vend)
Ky rol kërkon përvoja në ngjyrosjen e fellneve të automjeteve. Nëse keni njohuri dhe përvojë paraprake në ngjyrosje dhe jeni të apasionuar pas detajeve, do të jeni një fitues i menjëhershëm për këtë pozita. Në EN TUNING, vlerësojmë përkushtimin për punën e cilësisë së lartë.

 Shofer – Kategoria B – (1 vend)
Nëse jeni shofer me përvojë dhe keni lejen e drejtimit kategori B, ky mund të jetë mundësia që keni pritur! Kërkojmë një individ përgjegjës, të besueshëm dhe të organizuar që mund të transportojë mallra dhe ndihmojë në shpërndarjen e produkteve tona.

 

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe rritje karriere në një kompani të njohur.
  • Një ambient pune dinamik dhe të motivuar.
  • Trajnime dhe mundësi për të mësuar aftësi të reja.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe të fokusuar në cilësinë e shërbimit dhe produkteve.

 

Si mund të aplikoni?
Të gjithë ata që janë të interesuar dhe serioz për këto pozita mund të paraqiten fizikisht çdo ditë pune në lokalet tona në Lagjen Arbana. Jemi të hapur për t’u takuar dhe diskutuar mundësinë për tu bashkuar me ekipin.

Kontakti ynë: +383 43 888-883
 

 

Apliko për këtë pozitë