Warehouse and Fulfillment Supervisor (E-Commerce)

Në emër të një prej klientëve tanë ne Prishtine, një kompani lider në shitjet online, me një gamë të gjerë produktesh, jemi duke kërkuar:

Warehouse and Fulfillment Supervisor (E-Commerce)

 

Kompania është në kërkim të një anëtari të ri për të i’u bashkuar ekipit të E-commerce në rolin Warehouse and Fulfillment Supervisor. Ekipi i punës është një grup i përkushtuar që në fokus të punës kanë ofrimin e shërbimit superior ndaj klientëve. Në këtë rol, ju do të bëni organizimin e aktiviteteve në magazinë, delegimin e detyrave, trajnimin e anëtarëve të magazinës, përmirësimin dhe implementimin e proceseve, mbarvajtjen e porosive të klientëve, vlerësimin e performancës së anëtarëve dhe gjenerimin e raporteve përkatëse.

 

Përgjegjësitë e punës:

● Të planifikoni, organizoni, mbikqyrni dhe merrni pjesë në punët dhe aktivitetet e përditshme të magazinës.

● Të bëni pranimin, dokumentimin, ruajtjen, sigurinë dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe furnizimeve.

● Të inicioni procese të reja në magazinë për të siguruar ofrimin e shërbimeve më të mira klientëve.

● Të planifikoni, monitoroni dhe vlerësoni rezultatet e punës së anëtarëve të magazinës.

● Të delegoni dhe mbikqyrni rezultatet e punës së anëtareve të magazinës duke i motivuar, trajnuar dhe këshilluar ata.

● Të përmirësoni dhe të përkujdeseni për mbarvajtjen e proceseve në magazinë.

● Të menaxhoni, vlerësoni dhe raportoni rreth produktivitetit dhe performancës së anëtarëve dhe proceseve në magazinë.

● Të kujdeseni për furnizimet në magazinë dhe të mbani inventarin në një nivel sipas standardeve të kualitetit më të lartë.

● Të koordinoni dhe kontrolloni porositë, faturat, produktet e pranuara nga furnitorët, inventarin, dhe saktësinë e dërgesave dhe kthimeve.

● Të përcjellni dhe koordinoni shpërndarjen në kohë të porosive.

● Të mirëmbani regjistrat, raportoni informacionet përkatëse dhe të përgatisni çdo dokumentacion të nevojshëm.

● Të organizoni dhe merrni pjesë në ciklin e rregullt të numërimit të stokut.

● Të siguroheni për përmbushjen e standardeve themelore të mirëmbajtjes dhe pajtueshmërisë me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë në magazinë.

● Të bëni kontrollin ditor të mjedisit të magazinës.

● Të kontrolloni dhe mirëmbani pajisjet e magazinës.

● Të rekomandoni ndryshimin e pajisjeve në magazinë sipas nevojës.

● Të komunikoni dhe të koordinoheni me departamentet dhe me palët e tjera (si furnitoret, partneret, postat etj).

● Të pranoni dhe të pëgatisni porositë për dërgesë tek klientët.

● Të dorëzoni porositë e përgatitura tek korrierët e Gjirafa apo të kontraktuar.

● Të përmbushni detyrat e tjera të përcaktuara.

 

Kërkesat/Shkathtësitë minimale:

● Të posedoni 3+ vite përvojë pune në fusha të ngjajshme.

● Aftësi të shkëlqyeshme udhëheqëse dhe organizative.

● Aftësi trajnuese, mbikqyrëse dhe vlerësuse të anëtarëve të magazinës.

● Njohuri të shkëlqyeshme të menaxhimit të operacioneve të magazinës.

● Njohuri rreth menaxhimit të inventarit dhe zingjirit furnizues.

● Aftësi të delegimit si dhe të menaxhimit të kohës.

● Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndërveprimit.

● Aftësi për zgjidhjen e problemeve.

● Aftësi për t’u përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate të shkurtra kohore.

● Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës.

● Entuziastë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.

 

Kualifikimet tjera të preferuara:

● Nivel Bachelor të edukimit.

● Njohuri të avancuara të Microsoft Office dhe/apo Google Sheets, Docs, Slides dhe Forms.

● Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e pironierit.

● Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.

 

Informata të tjera:

● Orari i punës prej të hënës deri të dielën, me 2 ditë pushim në javë.

● Duhet të jeni në dispozicion për të punuar me orar me ndërrime dhe në festa.

 

PAGESA: Konkuruese.

 

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

 

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Kreshnik Qorraj në numrin e telefonit +383 44 224 446 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/05/2021.

 

Provo suksesin me The HeadHunter!

Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Shpallja ka skaduar