Zëvendës Menaxher/e

E-BAA
6 ditë të mbetura

Kompania E baa është E- Commerce Business e cila ka filluar aktivitetin e saj me datën 03.07.2019 dhe është themeluar me qëllim të ofrimit të sherbimeve online, për konsumatorët e Republikës së Kosovës. Tendenca e kompanisë e baa është që të ofroj shërbime të standardizuara, për konsumatorët e saj. Si rrjedhojë, kompania ka lidhur bashkëpunim të ngushtë me disa kompani të tjera, duke përfshirë furnizues të ndryshëm, që operojnë brenda industrisë së njëjtë në Republikën e Kosovës. Kompania e baa si qëllim primar ka përmirësimin gradual të performancës së saj, në mënyrë që të krijoj rritje të kualitetit, në shërbimet e saj ndaj konsumatorëve.

Funksionet kryesore: Komunikimi: Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin, menaxhmentin dhe partnerët e biznesit për t'i mbajtur të gjithë të informuar në kohë reale me informacione të sakta në lidhje me performancën e biznesit, nevojat, mundësitë dhe rreziqet. Kryen ose merr pjesë në takime ditore, javore, mujore, qoftë ad-hoc ose të planifikuar.

Stafi: Analizon performancën e stafit, raporton tek Menaxheri/ja mundësitë e ngritjes apo ristrukturimin e stafit. Ndihmon dhe këshillon anëtarët e stafit në përmirësimin e procesit të punës. 

Menaxhimi: Analizon biznesin, planifikimin, ekzekutimin, progresin e projekteve specifike, planifikon resurset, shpenzimet dhe krijon marketing planin e biznesit. Demonstron një gatishmëri për të përmbushur dhe përshtatur pozitivisht me nevojat e papritura dhe në ndryshim të një kompanie dinamike, në rritje. Inovacioni - Rishikon vazhdimisht sistemet, duke sugjeruar mënyra dhe mjete për tu përmirësuar.

Detyrat Operative: Analizon rrjedhën e e-commerce në të gjitha kanalet, analizon target groups dhe trendet e shitjeve. Identifikoni, implementoni dhe rishikoni proceset e brendshme për të thjeshtuar përmirësimin e operacioneve të tregtisë elektronike. Përcjell trendin digjital të e-commerce. Kontribuoni në vizionin strategjik të kompanisë. Analizoni kanalet e marketingut për të rritur prezencën e biznesit në treg. Planifikon prezantimin e produkeve dhe promovimeve në rrjete sociale. Prioritizon dhe planifikon aktivitetet e punës dhe përdor kohën në mënyrë efikase, duke zhvilluar plane realiste veprimi. 

Kualifikimet: 

  • 1-2 vjet përvojë përkatëse në e-commerce.
  • Diplomë Bachelor në Marketing, Biznes, Inxhinieri, IT, Marketingu, Biznes ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri për procesin e përmbushjes dhe menaxhimin e inventarit.
  • Kandidatët duhet të jenë fleksibël për të punuar ndërrimet në orare.
  • Njohuri Gjuhësore: Angleze (obligative), Turke, Italiane (e preferuar).
  • Patent Shofer : Kategoria B.
     

Për të u njoftuar më mirë me Biznesin klikoni në web faqen www.e-baa.com ose shkarkoni aplikacionin nga: https://bit.ly/2YhONQR

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV të bashkangjitur me foto në contact@e-baa.com.

Afati për aplikim deri me datë:15.07.2020. Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.   

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel