Zyrtar i Shitjes

Akademia jCoders shpall konkurs pune

Pozita: Zyrtar i Shitjes

Departamenti: Administratë

Angazhimi:  Orar i plotë (40 orë në javë)

Lokacioni: Prishtinë 

 

Rreth pozitës:

– Zyrtari i shitjes do të punojë së bashku me ekipin e shitjes dhe ekipin e marketingut digjital, ku do të planifikoj dhe drejtoj procesin e shitjeve si dhe do të përkujdeset për marëdhënjet me klientët ekzistues dhe klient të ri potencial.

 

Çka presim nga të gjithë anëtarët e ekipit tonë:

– Të bashkëpunojnë me nxenës, prindër dhe me njëri tjetrin

– Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjës së problemeve

– Të jenë kreativ dhe të shprehin ide të reja

 

Çka kërkohet nga aplikantët:

– Të ketë eksperiencë në shitje ose në marketing

– Të njeh mirë tregun e Kosovës

– Të kontriboj direkt me punën e tij në realizimin e targeteve

– Të njohë klientët, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre

– Të jetë në dijeni të plotë për programet dhe qëllimin e Akademisë jCoders

– Të ketë aftësi menaxheriale, komunikuese dhe organizative

– Të jetë person pozitiv dhe energjik

 

Dokumentet e kërkuara:

– CV

– Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

– Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

 

Çka ofron jCoders:

– Zhvillimi profesional përmes trajnimeve

– Mbështetje e vazhdueshme, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar që të keni sukses

– Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti

– Ambient i këndshëm i punës

 

Linku për aplikim: https://forms.clickup.com/f/49c2p-1317/3IYRFVWZC0D7ULMII3

 

Afati i fundit i aplikimit: (20 Maj 2021 ora 00:00)

 

Rreth jCoders:

jCoders edukon të rinjtë e moshave 7-14 dhe 15 -18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxenës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditesimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme sic janë Tech Heroes dhe SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës). Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxite kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Shpallja ka skaduar