Zyrtar/e Financiar/e / Kontabilist/e

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

Pozita: Zyrtar/e Financiar / Kontabilist

Organizata/njësia: FKEE/ Sektori i Financave

Lokacioni: Prishtinë, Republika e Kosovës

Data e shpalljes së konkursit: 01.11.2023

Data/ora e mbylljes: 15.11.2023, 16:00 (koha lokale)

Lloji dhe kohëzgjatja e  kontratës: Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për  periudhë të caktuar kohore  

Periudha provuese: 3 muaj

Kur pritet të fillojë marrëdhënia  e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës  
 

A) Rrethanat organizative

Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë  të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në  mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe  menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
 

B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së.  


C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
 

  • Të kontrollojë dhe bëjë regjistrimet kontabël të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazimet e
  • llogarive bankare;
  • Të bëjë kalkulimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
  • Të bëjë regjistrimet dhe rregullimet tjera kontabël të fundvitit, para se Pasqyrat të jenë
  • hartuar;
  • Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuar për të gjeneruar një prezantim të saktë
  • dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
  • Përfaqëson FKEE-në në Administratën Tatimore të Kosovës për çështjet tatimore;
  • Përgatitë Pasqyrat Financiare Vjetore të FKEE-së (Pasqyrën e pozicionit financiar, Pasqyrën
  • e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyrën e rrjedhës së parasë, Pasqyrën e ndryshimeve
  • në Ekuitet dhe Pasqyrën e shpalosjeve) dhe siguron se pasqyrat janë përgatitur brenda afatit
  • kohor dhe janë në përputhje me SNK dhe SNRF;
  • Përgatit Pasqyrat mujore apo tremujore për të ardhura dhe shpenzimet;
  • Raporton tek menaxhmenti për shkeljet dhe mosaplikimin e ligjeve lidhur me taksat dhe
  • tatimet, si dhe parregullsitë tjera të hasura gjatë procesit;
  • Ndihmon Menaxhmentin e FKEE-sënë përgaditjen e buxhetit vjetor;
  • Përgatitë dhe analizon raporte tjera financiare për Sektorin e Financave dhe
  • Menaxhmentin;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE=së.
     

D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore

  • Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të
  • ngjashme (studimet për kontabilitet konsiderohen përparësi);
  • Të këtë 5 vite përvojë të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale
  • relevante me pozitën e shpallur;
  • Të ketë të përfunduar Programin e trajnimit “Kontabilist i Çertifikuar” në SHKÇAK, IKAF
  • apo në ndonjë shoqatë tjetër të ngjashme profesionale;
  • Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe
  • Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjor dhe operimit financiar të FKEE dhe interes për
  • zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
  • Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
  • Të ketë aftësi të forta komunikuese, për të punuar si pjesë ekipi dhe nën presionin e
  • përmbushjes së afateve;
  • Të ketë aftësi të zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • E preferueshme leja e vozitjes kategoria B
  • Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën  dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar;  (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas

                           këtij njoftimi).
 

E) Shpërblimi – Paga mujore  
 

Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e  Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).

F) Të dhëna tjera

FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës.  

Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  1. Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
  2. CV-në e hollësishme të aplikuesit
  3. Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimit ne FKEE (jo  më shumë se 3 (tri) faqe)
  4. Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes  së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
  5. Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
  6. Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
     

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.

Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve  janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në rekrutimi@fkee-rks.net deri më  15 Nëntor 2023, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh  nga komisioni vlerësues

Shpallja ka skaduar