Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Shpallje për vend të lirë pune
Pozita: Zyrtar/e Financiar/e
Organizata/njësia: FKEE/ Sektori i Financave
Lokacioni: Prishtinë, Republika e Kosovës
Data e shpalljes së konkursit: 01.11.2023
Data/ora e mbylljes: 15.11.2023, 16:00 (koha lokale)
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të plotë (40 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese: 3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas në
nshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari per Financa është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe raportimit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE- së.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
E) Shpërblimi – Paga mujore
F) Të dhëna tjera
1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në rekrutimi@fkee-rks.net deri më
15 Nëntor 2023, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-5 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.
Shpallja ka skaduar