Zyrtar/e për Burime Njerëzore

AZTECH
E skaduar

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitat:

Zyrtar/e për Burime Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në punët e ndërlidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, plotësim e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj.),
  • Mban dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve,
  • Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve,
  • Asiston në proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të të punësuarve (vlerësimin e nevojave për trajnime, përpilimi dhe implementimi e planit të trajnimeve, etj.)
  • Kujdeset që të respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
  • Asiston në përgatitjen e kontratave të punës dhe në përgatitjen e listës së pagave,
  • Përgatitjen e raporteve te rregullta ne lidhje me të dhënat e punëtoreve,
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Preferohet të jetë i/e diplomuar në ekonomi, shkenca shoqërore apo në fusha tjera relevante,
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante,
  • Shkathtësi të mira ndër-njerëzore dhe komunikimi,
  • Të jetë kreativ dhe te ketë aftësi analitike si dhe i gatshëm për pune ekipore,
  • Metodik, i/e organizuar, fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Njohuri shumë të mira të pakos MS Office,
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B).

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 08.09.2022

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar