Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Mitrovicë

Telegrafi
1 ditë të mbetura

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Mitrovicë.

Ngritni aftësitë tuaja në gazetari, Mobile Journalism dhe raportim.

Në bashkëpunim me Pixels dhe Shqip AI, Telegrafi hap dyert për trajnimin ekskluziv në Gazetari Mobile (Mobile Journalism), një mundësi e mirë për media lokale, OJQ-të, freelancerë dhe studentë me ambicie për gazetarinë dhe teknologjinë.

Zgjerojini horizontet tuaja profesionale në rajonin e Mitrovicës përmes një programi intensiv që premton të transformojë qasjen tuaj ndaj raportimit medial dhe video gazetarisë mobile.

Çfarë ofrojmë?

Trajnime të drejtuara nga ekspertët:

Mësoni nga profesionistë me përvojë të gjatë ne sektorin e mediave dhe teknologjisë.

Trajnimi është dizajnuar posaçërisht për të ngritur ekspertizën tuaj në gazetari mobile (Mobile Journalism), zhvillim të përmbajtjes, prodhim të videove, monetizim të përmbajtjes dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në prodhimin mediatik. Trajnimet do të zhvillohen me bashkëpunim të: Telegrafi, Pixels dhe Shqip AI.

Përvojë praktike: Mësoni duke bërë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorimin e trajnerëve tanë. Këta artikuj do të publikohen dhe do të ju jepet hapësire e shtuar në platformat e Telegrafit.

Mirënjohje dhe shpërblime: Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre. Ndërsa ne fund tre lajmet/artikujt me video më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Informata shtesë

Vendndodhja:

Trajnimi do të zhvillohet në Mitrovicë më 12 tetor 2024.
 

Kohëzgjatja dhe gjuha:

Sesioni i trajnimit do të zgjasë një ditë dhe është planifikuar të mbahet gjatë muajit Tetor 2024. Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe.
 

Numri i Pjesëmarrësve:

Për të garantuar një cilësi të lartë trajnimi, numri do të jetë i kufizuar në 10 pjesëmarrës për secilin rajon.
 

Kush mund të aplikojë?

Ky trajnim është ideal për gazetar/gazetare, individët dhe studentët që dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre gazetareske dhe aftësitë e prodhimit të përmbajtjes digjitale. Ne vlerësojmë diversitetin dhe barazinë, prandaj inkurajojmë aplikimet nga gratë, të rinjtë dhe individët nga komunitetet jo-shumicë.

 

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre te info@telegrafi.com dhe muhamet.hajrullahu@telegrafi.com. Ekipi i Telegrafit do t’ju kontaktojë për t’ju njoftuar për statusin e aplikimit tuaj dhe për t’ju dhënë detaje rreth datës dhe orës së trajnimit.

 

Afati i aplikimit:

Ju lutemi sigurohuni që aplikimi juaj të dorëzohet deri më datën 07.10.2024. Vendet janë të kufizuara, dhe pjesëmarrësit do të zgjidhen bazuar në CV tuaj.

Mos e humbisni këtë mundësi për të ngritur aftësitë tuaja në prodhimin mediatik dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin tuaj.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane).