Shëndërrimi i CV-së tuaj në një Rezyme

Shumë shpesh e gjejmë veten në pozicionin kur të dyja edhe CV dhe Rezyme janë të nevojshme, varësisht nga puna. Dhe aplikantët e punës pyesin se cilat informata duhet të lihen anash dhe e cilat janë thelbësore për tu mbajtur. Përgjigjet mund të duken të frikshme, por kjo është larg nga e vërteta.Hapi i parë për bashkimin e informacioneve të CV-së në një rezyme është përcaktimi i dallimeve në mes tyre, kur të përdoret njëri ose tjetri dhe si të shkurtohen informacionet. Këtu i keni disa disa këshilla për shëndërrimin e CV-së në një rezyme.
Çfarë është një CV?
CV-të janë dokumente të orientuara në detaje që shfaqin pothuajse çdo aspekt në lidhje me arsimimin tuaj, profesional dhe informacione të tjera të karrierës suaj. Këtu ju duhet të jeni më së shumti të detajuar, duke mos i lënë asgjë imagjinatës. Parimisht, mendoni për CV-të si një libër të kondensuar për arritjet tuaja, punët, karrierën, përvojën, aftësitë, çmimet, etj.
Disa nga elementët më të zakonshëm që gjenden në një CV - dhe jo në rezyme - janë:
• Prezantimet• Punimet e Botuara• Shpjegime të detajuara të trajnimeve• Punët praktike si një Sektor i Veçantë• Informacione në lidhje me Kompaninë• Detaje të licencës
Dallimi kryesor midis një rezyme dhe një CV është gjatësia e tyre. CV-të janë disa faqe të gjata, ndërsa rezymetë janë dy faqe ose më pak. CV-të gjithashtu përqendrohen në lëndë mësimore dhe kërkime, dhe rezymetë përqëndrohen në përmbledhjen e historisë suaj.Ndërsa CV-të dhe rezymetë janë jashtëzakonisht të ndryshme në pamje dhe qëllim, ato mund të bashkohen me lehtësi për të krijuar një dokument më të shkurtër të stilit rezyme apo një rezyme aktuale.
Aftësitë e Transferueshme
Një nga metodat fillestare për shndërrimin e materialit të CV-së në formatin e rezymesë janë aftësitë e transferueshme. Aftësitë e transferueshme janë "aftësitë e buta" që përdoren në shumicën e industrive dhe pozitave. Për shembull, menaxhimi i projekteve, ndërsa përcaktohet ndryshe varësisht prej industrisë, në përgjithësi mund të transferohet në një karrierë tjetër. E njëjta gjë vlen për lidershipin, trajnimet dhe zhvillimet tjera.Kërkoni për aftësi të buta, të transferueshme në CV-në tuaj dhe transferojini ato në rezyme. Zakonisht, vendosja e një liste të fushave të ekspertizës ose aftësive tuaja themelore nën përmbledhjen e karrierës funksionon më së miri. Formoni listën në jo më shumë se tre kolona dhe katër rreshta. Përdorni vegëza, të tilla si “check marks”, për të dalluar ndarjen.
Karriera dhe Përvoja Profesionale
Kjo është një nga pjesët më të ndërlikuara të procesit të konvertimit. CV-të tentojnë të kenë të renditur çdo pune apo detyrë të kryer për kompaninë, ndërsa rezymetë përfshijnë pjesën kryesore të arritjeve.Preferohet të shkrihen të dyja sistemet. Shikoni për detyrat më të rëndësishme të punës të listuara në CV. Përdorni ato dhe hiqni pjesën tjetër. Një rregull i mirë është të qëndrosh nën pesë rreshta për paragraf.Riformuloni çdo fjali duke përdorur më shumë folje active, dhe hiqeni shumicën e mbiemrave dhe ndajfoljeve. Mos përdorni përemrat vetorë të parë (Unë, Ne, Ti, Ju, etj.). Pos kësaj mendoni për arritjet dhe kontributet e dukshme që keni bërë në punë. Shënoni tre nga më të dalluarat duke krijuar një listë në përshkrim.
Edukimi
Pjesa e edukimit është po aq e rëndësishme në rezyme, ashtu siç është në CV. Jane disa dallime. Mos përfshini çmime, bursa, projekte, etj. nëse nuk janë brenda tre deri në katër vite, të cilat konsiderohen arritje madhore (psh. nivele kombëtar ose rajonal), apo nëse janë thelbësore për të shfaqur aftësitë tuaja të punës.
Është në rregull të renditni zhvillimin profesional, duke përfshirë trajnime, çmime, anëtarësime, etj. Por çështja është të plotësoni historinë tuaj, jo të shfaqni një biografi. Kufizizoni përshkrimin e trajnimit vetëm për temën e caktuar, përveç se nëse institucioni është i njohur për trajnimet e tij.
Seksionet e Rezymesë
Shkrimtarët dhe dizajnuesit profesionistë pajtohën që organizimi dhe formati janë po aq të rëndësishëm sa edhe përmbajtja. Kjo e bën më të lehtë leximin e rezymeve, dhe menaxherët e punësimit mund të qasen në informacionet më të rëndësishme brenda disa sekondave. Në fakt, varësisht nga shkrimtaret e rezymeve, shumica janë dakord që një menaxher I punësimit duhet të fitojë një njohuri themelore për kandidatin brenda dhjetë sekondash.
Këtu janë disa seksione për të përfshirë në një rezyme:• Përmbledhje e karrierës• Aftësitë• Përvoja• Edukimi
MOS përfshini seksionet e mëposhtme:• Referencat• Publikimet• Puna e gjërë e kurseve
Duke përfshirë të gjitha së Bashku
Krijimi i një rezymeje nuk është aq vështirë, megjithatë, rekomandohet të kërkoni këshilla profesionale para se t'ia paraqisni një punëdhënësi të ardhshëm. Shkrimtarët profesional të rezymeve mund të kritikojnë materialin tuaj, të ofrojnë sugjerime dhe të bëjnë redaktime të vogla. Disa shërbime madje do të rishkruajnë rezyme për një shume të caktuar të hollave. Investimi ia vlen. Një rezyme e rafinuar profesionalisht mund të nënkuptojë ndryshimin në mes të fituarit të intervistës dhe humbjës së saj.


