Si të kërkoni ndihmë pa i bezdisur bashkëpunëtorët tuaj

Kërkimi i ndihmës së bashkëpuntorëve tuaj është në rregull. Kalimi i përgjegjësive tuatja tek ata nuk është. Të dish si të kërkosh ndihmë mund të largojë stresin nga puna juaj.Të gjithë jemi duke mësuar të mbështetemi tek njëri-tjetri pak më shumë pasi fuqia punëtore është duke ju përshtatur jetesës gjatë pandemiesë globale. Kur jeni duke punuar nga shtëpia, ju mund të ndiheni të shkëputur veçanërisht nga bashkëpunëtorët. Më keq, ju mund të ndjeheni të pasigurt në lidhje me atë se si të kërkoni ndihmë pa u perceptuar si paaftë apo dembel. Çfarë tani?Shumë shpesh punonjësit nuk e dinë nëse kërkimi i ndihmës do të perceptohej pozitivisht apo negativisht, kështu që ata shmangin të pyesin, sipas Cory Collins, president dhe CEO i Ample Opportunity, një shërbim për lidership dhe biznes-trajnime në Maitland, Florida. "Në shumë raste, njerëzit nuk janë të gatshëm të kërkojnë ndihmë në punë sepse punëdhënësi i tyre thjesht nuk e inkurajon atë," thotë ai.
Nuk ka pse të jetë kështu. Këtu janë disa mënyra për të rritur shanset tuaja të merrni ndihmë kur keni nevojë për të, duke mos shqetësuar bashkëpuntorët tuaj.
Ndihmoni të tjerët më shpesh
Zgjatja e dorës për ndihmë bën çudira për ndërtimin e vullnetit të mirë. "Të jesh i hapur për të ndihmuar të tjerët është çelësi i suksesit në karrierë," thotë James Clift, CEO i VisualCV, një shërbim i krijimi të rezymeve-grafike në Vancouver, British Columbia. "Kjo tregon se ju kujdeseni për ekipin rreth jush." Është gjithashtu çelësi për të ruajtur reputacionin tuaj për kompetencë, thotë ai. Nëse rregullisht ofroni ndihmë për të tjerët, kërkesa juaj e herë pas here për ndihmë nuk do të dëmtonte besimin e tyre në ju. "Duke pasur atë reputacion i ndihmon të tjerët të jenë të vetëdijshëm se nëse jeni duke e bërë një pyetje, kjo është për shkak se ju doni të bëni punën tuaj në mënyrën e duhur, jo sepse jeni të pakualifikuar,” thotë ai.
Zgjidheni vetë problemin tuaj
Kur hasni në një pengesë, përpiquni ta zgjidhni atë vetë përpara se të kërkoni ndihmë.
Clift rekomandon që të keni tri zgjidhje të mundshme dhe, nëse është e realizueshme, duke i provuar ato vetë. Atëherë, nëse ato qasje dështojnë, prezantoni që të dyja si problemin ashtu edhe zgjidhjen kur jeni duke kërkuar ndihmë tek dikush.
Kjo e mban personin që është duke ju ndihmuar të mos harxhojë kohë për gjërat që ju tashmë i dini që nuk funksionojnë, thotë Clift, dhe ju mban juve të mos dukeni si dembelë.
Qëndroni të angazhuar me ata që ju ndihmojnë
Një kërkesë për ndihmë nga kolegët tuaj nuk është një punë e lehtë. Ju nuk vendosni kërkesen tuaj dhe të prisni derisa ajo të kryhet.
"Është e rëndësishme të qëndroni të angazhuar me personin që është duke ju ndihmuar derisa ata përpiqen të zgjidhin problemin," thotë Geoff Scott, një këshilltar për karrierer dhe ekspert i rezymesë në “Resume Companion” në Reno, Nevada. Shikoni çfarë po bëjnë, bëni pyetje dhe mbani shënime. "Nëse i kushtoni vëmendje të madhe se si kolegu juaj merret me problemin," thotë Scott, "duhet të jeni në gjendje që të zgjidhni të njëjtin problem në të ardhmen." Në këtë mënyrë nuk do të ju duhet të kërkoni ndihmë për të njëjtin problem dy herë.
Jini të saktë në pyetjen tuaj
Nëse i bëni një pyetje të paqartë kolegut tuaj, mund të duket se jeni duke hedhur të gjithë projektin në këmbët e tyre, thotë Scott. Nëse janë 27 hapa në projektin tuaj dhe ju keni ngecur në hapin 14, thuani kolegut tuaj që ju duhet ndihmë për atë hap, e jo me të gjitha.
"Bërja e pyetjeve specifike në lidhje me problemin tuaj ndihmon t'i tregoni kolegut tuaj që jeni plotësisht të angazhuar dhe duke u përpjekur në mënyrë aktive për të zgjidhur problemin përkrah tyre," thotë ai. "Sapo të merrni ndihmën e saktë që ju nevojitet, bëhuni gati ti ktheheni punës që ju takon menjëherë - është projekti juaj dhe kolegu juaj ka gjëra të tjera në pjatën e tij."
Kërkoni ndihmë në heshtje, por falenderoni me zë të lartë
Kur keni nevojë për ndihmë mbajeni për vete. Nëse u transmetoni të gjithëve se keni ngecur, ju mund të shiheni si një ankues i madh. Ju nuk dëshironi të dukeni që po shpenzoni më shumë kohë duke u ankuar sesa duke bërë punën tuaj.
Collins sugjeron të zgjedhni një ose dy persona që mendoni se janë burimet më të mira për t'ju ndihmuar, në vend që të publikoheni tek shumë kolegë. Kjo zvogëlon mundësinë e shumë njerëzve që të krijojne një mendim negativ në lidhje me aftësitë për të bërë punën tuaj, thotë ai.
Megjithatë, pasi të merrni ndihmën që ju nevojitet, shkoni dhe ndani lëvdata për kolegun tuaj tek mbikëqyrësi i tyre. Kolegu juaj do të marrë kredi për punën e tyre në ekip dhe do të dukeni mjaft të sigurt në aftësitë tuaja duke lavdëruar të tjerët për ndihmën e dhënë.
Gjeni një burim të fortë
Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet, por disa njerëz i gjejnë më shpejt se të tjerët. Nga fjalorët tek hartat tek konvertuesit e parave, është mirë të kesh një apo dy (ose më shumë) burime në internet të ruajtura për të bërë jetën tuaj më të lehtë. Kjo vlen për marrëdhëniet në punën tuaj të tanishme, si dhe në karrierën tuaj. Në fund të fundit, nuk mund të pyesni një kolegë tuaj se si të gjeni kompani të mëdha për të punuar, ose këshilla se si ta trajtoni një bashkëpunëtor të bezdisshëm.


