Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Administrator ligjor / Juristë
2A Group Shpk
Përgjegjësitë:
Përgatit dhe rishikon kontratat, marrëveshjet dhe dokumentet e tjera ligjore në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Vlerëson, monitoron dhe siguron përmbushjen e kontratave.
Krijon dhe mirëmban marrëdhënie profesionale me furnizuesit dhe partnerët.
Mban evidencë të rregullt për korrespondencën dhe dokumentacionin që lidhet me kontratat e krijuara.
Komunikon dhe raporton tek drejtuesit e kompanisë lidhur me kontratat dhe çështjet që lidhen me to.
Gjeneron raporte mbi gjendjen aktuale të kontratave dhe marrëveshjeve ekzistuese.
Krijon format dhe gjuhë të standardizuar për kontratat e reja.
Analizon dhe raporton mbi rreziqet specifike që lidhen me kontratat.
Ofron mbështetje juridike dhe këshilla lidhur me mundësitë e reja të biznesit.
Merret me çështjet juridike dhe përfaqësimet gjyqësore kur është e nevojshme
Kualifikimet:
Diplomë universitare në Fakultetin Juridik (niveli Master përparësi).
Minimum 3 vite përvojë pune në administrim ose menaxhim të kontratave.
Përvojë në punën me kontrata dhe rregullore ndërkombëtare.
Njohuri të mira të terminologjisë ligjore dhe legjislacionit në fuqi.
Trajnim teknik ose certifikatë profesionale në Prokurim dhe/ose Menaxhim të Kontratave (e preferuar).
Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën shqipe dhe angleze.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar gabimet.
Aftësi të mira organizative dhe aftësi për menaxhimin e projekteve të shumëfishta.
Njohuri të avancuara në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook, PowerPoint).
Patentë shoferi e vlefshme.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet përcjellëse, duke përmendur në subject pozitën “Administrator Ligjor”, në adresën e e-mailit: [email protected]
Mundësi të Tjera të Fundit
Gazetar/e - Edicioni Diasporë
8/10/2026Telegrafi
Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave; Teknolog/e Për Përpunimin e Brumit; Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
8/10/2026GoldenMix
Staf Restoranti
8/10/2026Hebs Kosova
Recepsionist/e
8/6/2026Padel Zone
Architect
8/6/2026Flex Business Solutions
Pranues Malli
8/5/2026Viva Fresh Store