Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Jurist/e
Bau Holding
Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një (1) Juristi/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Jurist/e
Detyrat dhe përgjegjësitë
→ Njeh legjislacionin lidhur me Pronësinë dhe pregaditë të gjitha aktet ligjore lidhur me të gjitha proceset e pronësisë.
→ Njeh legjislacionin lidhur me Aktet Noteriale, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë cdo proces noterial
→ Njeh legjislacionin lidhur me Përmbarimin, pregaditë dokumente e nevojshme dhe mbikqyrë procesin deri në kerditim të borxhit
→ Njeh legjislacionin lidhur me Ligjin e Punës, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e të gjithë të punësuarve në të gjitha kompanitë e Grupit Bau Holding.
→ Njeh legjislacionin lidhur me Regjistrimin e biznesit, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e regjistrimit të biznesit
→ Njeh legjislacionin lidhur me Markat Tregtare, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e mbrojtjes së Markës Tregtare
→ Njeh legjislacionin lidhur me Sponzorizimit, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e Sponzorizimit
→ Njeh legjislacionin lidhur me Cedimit, pregadit të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e mbrojtjes së Cedimit të kërkesave
→ Njeh legjislacionin lidhur me Donaciondhënies, pregaditë të gjitha dokumenet e nevojshme dhe mbikqyrë procesin e Donaciondhënësies
→ Përfaqëson punëdhënësin dhe të gjitha kompaninët e grupit në të gjitha proceset Gjyqësore, Noteriale, Përmbarimore, Administrative, etj;
→ Asistimi i menaxhmentit dhe departamenteve tjera në kuptimin e rreziqeve ligjore dhe kontraktuale dhe zbutjen apo eliminimin e tyre
→ Asistimi i menaxhmentit në negociatat me klientët (blerës dhe shitës), partnerët e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe nënkontraktorët kryesorë.
→ Siguron mbështetje, jep këshilla dhe udhëzime sipas nevojës, për anëtarët e ekipeve të projektit dhe te menaxherët e lartë, për çështjet ligjore dhe kontraktuale për projektet, si në kontratat kryesore ashtu edhe në nën-kontratat.
→ Të përfshihet në mosmarrëveshjet kontraktuale me klientët (blerësit/shitësit) dhe nënkontraktorët apo palët tjera të treta në mënyrë që pretendimet dhe mosmarrëveshjet të trajtohen në mënyrë të tillë që të arrijnë avantazhin optimal tregtar për kompaninë, me rrezik minimal. Përgatit dokumentet e zgjidhjes dhe sigurohet që kjo të ketë përfunduar në mënyrë efektive.
→ Të hartojë kontratat dhe dokumentet tjera ligjore sipas kërkesës së manaxhmentit.
→ Të zhvillojë dhe të mirëmbajë modelet standarde të kontratave që përdoren shpesh në aktivitetin e kompanisë.
→ Të sigurohet se çdo kontratë apo marrëvshje me palët e treta të jetë konform ligjit dhe rregulloreve respektive dhe të sigurohet se këto dokumente arrijnë avantazhin optimal tregtar për kompaninë.
→ Punon ngushtë me departamentet tjera dhe kupton natyrën e punës dhe nevojat e tyre për staf
→ Krijon procedura të rekrutimit që ofrojnë kushte mundësi të barabarta dhe që siguojnë rekrutimin e njerëzve të duhur dhe merr pjesë aktivisht në çdo proces të rekrutimit
→ Ndihmon në vendosjen e kritereve të matjes së performancës së stafit
→ Kujdeset që kontratat e punës të jenë konform ligjit dhe sigurohet që punëtori i ka kuptuar qartë detyrat dhe përgjegjësit e tij
→ Kujdeset që të krijohet një ambient i qetë, motivues dhe i mundësive të barabarta
→ Krijon skema afatgjata të rekuritmit, zëvendësimit, promovimit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve të punës
→ Këshillon menaxherët dhe udhëheqësit e departamenteve për mënyrën e zbatimit të procedurave
→ Identifikon mangësitë e stafit dhe krijon plane të ngirtjes profesionale në formë të trajnimeve të brendshme apo të jashtme
→ Merret me çështjet e shkeljeve eventuale nga stafi dhe këshillon menaxhmentin se si të procedoj me to
→ Kujdeset që vlerat dhe kultuara që përfaqëson kompania të jenë të njohura për secilin punonjës
→Mban evidenca të të dhënave të punonjësve, përditëson ato dhe informon punonjësit dhe udhëheqësit e departamenteve mbi këto të dhëna
Benefitet:
→ 1,000.00 €
→ Për kandidatët me përvojë të avancuar paga mund të jetë me e lartë. Rritja e pagës dhe përfitimet shtesë do të varen nga përformanca dhe vlera e shtuar në kompani;
→ Pagë e trembëdhjetë;
→ Veturë zyrtare;
→ Trajnime profesionale;
Njohuritë dhe Shkathtësitë:
→ Minimum 5 vjet përvojë pune Juridike
→ Diplomë universitare në Juridik (Master në drejtimin Pronësor është përparësi).
→ Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe prezantim.
→ Aftësi të forta për marrjen e vendimeve dhe përballimin e presionit.
→ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folur).
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected]
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Jurist/e)
→ Ky konkurs do jetë i hapur deri më 30.11.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Other Recent Opportunities
Zyrtar/e Ligjorë
12/3/2025Viva Fresh Store
Video Editor
12/3/2025Telegrafi
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/2/2025Viva Fresh Store
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/2/2025Viva Fresh Store
Shitës/e
12/1/2025Bau Market
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/1/2025Viva Fresh Store
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?