Kontroller (Pranim ose ngarkim të mallrave)

Viva Fresh Store

KONKURS PUNE

  • KONTROLLER (PRANIM OSE NGARKIM TË MALLRAVE)

Vendi: Qendra e Logjistikës Lipjan

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!

Detyrat Kryesore:

  • Verifikimi i saktësisë së dokumenteve shoqëruese, përfshirë faturat dhe listat e paketimit.

  • Inspektimi vizual i mallrave të pranuara për të identifikuar çdo dëmtim ose mospërputhje me porositë.

  • Koordinimi me departamentin për të adresuar çdo problem me porositë e pranuara.

  • Regjistrimi i mallrave të pranuara në sistemin e menaxhimit të inventarit.

  • Ngarkimi i mallrave:

  • Ngarkimi i mallrave në mjetet transportuese të siguruar që çdo ngarkesë të jetë e saktë dhe në përputhje me urdhrat e dërgesës.

  • Përdorimi i pajisjeve/vinçit elektrik (kali i lartë) për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave nga mjetet transportuese.

  • Koordinimi me ekipet e distribuimit dhe transportit për të siguruar që ngarkesa të jetë gati për transport në kohë.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në logjistikë ose role të ngjashme.

  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe organizimin.

  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë efektive.

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.

  • Njohuri të përdorimit të sistemeve dhe teknologjive të logjistikës.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë.

  • Ushqim dhe transport vajtje-ardhje.

  • Sigurim Shëndetësor.

  • Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional.

  • Mundësi për avancim brenda kompanisë.

  • Mjedis pune miqësor dhe mbështetës.

I hapur deri: 30.11.2025

Aplikimi: Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail [email protected] apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/vfsapliko

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?