Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Pozita:  Arkatar/e, Dy (2) vende të lira të punës në njësinë Bau Market në Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Realizon pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

 

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu 

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës/e)

 

Ky konkursi do jetë i hapur deri më 18.09.2024. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

 

Dergoni CV: Shpallja ka skaduar