Arkëtar/e

Bau Market
5 ditë të mbetura

Bau Market dhe Bau Holding janë në kërkim të dy Arkëtar/e entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

 

Dy (2), Vende të lira pune,në pozitë Arkëtar/e në njësinë Bau Market në Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Zbaton Vendimet e Menaxherit të pikës dhe delegimet nga eprorët;

→ Është i/e obliguar që të respektoj rregulloren e brendshme te kompanisë;

→ Përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;

→ Realizon pagesa dhe gjen saktësisht diferencë, është përgjegjëse për çdo diferncë të hollave në përmbyllje të ditës;

→ Fut artikujt në qese sapo të kryej pagesën;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;

→ I raporton Menaxherit të pikës në lidhje me çdo parregullësi gjatë shitjes, me programin ose arkën fiskale, dhe me të gjitha ankesat nga konsumatorët;

→ Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;

→ Duhet të jetë e njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;

→ Mban përgjegjësi për çdo gabim që verifikohet nga Menaxheri i Bau Market, konform Ligjit të punës dhe akteve  të brendshme të Kompanisë 

→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;

 

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

  → Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arketar/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.04.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Apliko për këtë pozitë

Pune tjera nga kjo Kompani