Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore

Bau Holding është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese. Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!


Një (1) Vend i lirë pune në pozitën:

Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore

Vendi i punës: Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore:

 

→ Përgjegjës për organizimin e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së të punësuarve;

→ Përpilon raporte dhe arkivon dokumentacionin e punonjësve të rinjë;

→ Përkujdeset që punonjësit të respektojnë politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore; 

→ Organizon dhe menaxhoni të dhënat e punonjësve;

→ Organizon dhe menaxhoni të dhënat e punonjësve lidhur me pushimet dhe evidentimet në vendin e punës;

→ Ndihmoni në mbledhjen, organizimin dhe analizën e të dhënave të Burimeve Njerëzore si demografia e punonjësve, normat e qarkullimit dhe trajnimi i punonjësve për të gjeneruar raporte të burimeve njerëzore;

→ Adreson pyetjet ose shqetësimet e punonjësve tek Menaxheri i Burimeve Njerëzore;

→ Organizon Trajnime për punonjës dhe mban të dhënave rreth trajnimeve;

→ Ndihmoni në logjistikën e programeve të trajnimit;

→ Ndihmon dhe përpilion raporte për Health and Safety, duke siguruar që të gjitha informacionet nga tereni të jenë të paraqitura;

→ Koordinon dhe planifikon takimet ndërmjet zyrës së Burimeve Njerëzore dhe punonjësve;

→ Raporton në baza ditore tek Menaxheri i Burimeve Njerëzore;

→ Detyra të tjera të ngjajshme të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtëpërdrejtë;

 

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu 

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Asistent/e I Burimeve Njerëzore)

 

Ky konkursi do jetë i hapur deri më 05.11.2024. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.


 

Dërgo CV: Shpallja ka skaduar