Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një Dizajner/e Grafik/e e Marketing Digjital entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Dizajner/e Grafik/e e Marketing Digjital
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Dizajnimi i materialeve të printuara dhe digjitale që përputhen me udhëzimet tona vizuale dhe estetike.
→ Krijimi i përmbajtjeve grafike për fushatat e marketingut dhe promovimit.
→ Punimi ngushtë me ekipet e marketingut dhe shitjes për të siguruar që dizajnet përmbushin nevojat e tyre dhe janë në përputhje me markën tone.
→ Përshtatja e materialeve ekzistuese për platforma të ndryshme, duke siguruar një prezantim të vazhdueshëm dhe efektiv.
→ Koordinimi i punës me ekipin për të përcaktuar objektivat dhe për të siguruar që të gjitha aktivitetet e marketingut janë të drejtuara nga strategjia e markës dhe qëllimet afatgjata.
→Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave marketingu online dhe offline për të rritur ndërveprimin dhe angazhimin me audiencën.
→Zhvillimi dhe menaxhimi i përmbajtjes vizuale për platformat sociale, duke siguruar që dizajnet të jenë në linjë me markën dhe tërheqëse për audiencën.
→ Detyra të tjera të ngjajshme të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtëpërdrejtë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
→ Kualifikim në fushën e Marketingut;
→ Përvojë e mëparshme si dizajner grafik, me fokus në media digjitale dhe në print;
→ Njohuri të softverëve të dizajnit si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign) dhe Corel Draw.
→ Aftësi të shkëlqyera në komunikim vizual dhe një ndjeshmëri për detalet;
→ Kreativitet, inovacion dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
→ Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në ekip në mënyrë konstruktive;
→ Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;
Benefitet:
→ Pagë duke filluar nga 1,000 €;
→ Pagë të trembëdhjetë (13)
→ Trajnime profesionale;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV;
→ Protofolio;
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë;
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Dizajner Grafik/e e Social Media);
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 14.07.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët!
Apliko për këtë pozitë