Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një Eksperti të Shitjes së Paluajtshmërive entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Ekspert i Shitjes së Paluajtshmërive
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Të promovojë dhe shesë pronat pjesë të projekteve të kompanisë;
→ Të mirëpresë dhe informojë klientët për projektet, ofertat dhe mënyrën e financimit si dhe për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre;
→ Të kuptojë kërkesat e klientit dhe të propozojë zgjidhje të përshtatshme bazuar në nevojat e tyre;
→ Mban evidenca të sakta të kërkesave të klientëve dhe statusit të komunikimit me ta me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata dhe mbështetjës së tyre;
→ Organizim i takimeve dhe vizitave në lagje me klientë;
→ Të mbajë kontakte të rregullta me klientët ekzistues dhe potencial;
→ Të ndjekë nga afër tregun dhe konkurrentët për të pasur njohuri të vazhdueshme mbi tendencat në sektor;
→ Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin ligjor dhe administrativ për dokumentacionin e pronave dhe procesin e regjistrimit;
→ Bashkëpunon me ekipën e marketingut për promovimet dhe fushatat reklamuese që lidhen me shitjen e pronave;
→ Të arrijë objektivat e përcaktuara mujore;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
→ Kualifikim në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit apo Arkitekturës;
→ Eksperiencë në shitje të paluajtshmërive së paku 4 vite në shitje;
→ Njohuri të gjuhë Angleze;
→ Shkathtësi kreative dhe teknike;
→ Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në ekip në mënyrë konstruktive;
→ Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi bindëse;
→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;
Benefitet:
→ Pagë duke filluar nga 1,500 €;
→ Bonuse atraktive mujore ose vjetore bazuar në përformancën në shitje;
→ Trajnime profesionale;
→ Veturë zyrtare;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV;
→ Protofolio;
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë;
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Eksperti i Shitjes së Paluajtshmërive/e);
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 14.07.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët!