Bau Holding është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Vend i lirë pune në pozitën: Një (1) Dizajner/e Grafik/e
Vendi i punës: Veternik, Prishtinë
Orari i punës: E hënë – e premte 08:00 – 16:00
Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Dizajner/e Grafik/e:
→ Dizajnimi i materialeve të printuara dhe digjitale që përputhen me udhëzimet tona vizuale dhe estetike;
→ Krijimi i përmbajtjeve grafike për fushatat e marketingut dhe promovimit;
→ Punimi ngushtë me ekipet e marketingut dhe shitjes për të siguruar që dizajnet përmbushin nevojat e tyre dhe janë në përputhje me markën tonë;
→ Përshtatja e materialeve ekzistuese për platforma të ndryshme, duke siguruar një prezantim të vazhdueshëm dhe efektiv;
→ Detyra të tjera të ngjajshme të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtëpërdrejtë.
Kualifikimet:
→ Përvojë e mëparshme si dizajner grafik, me fokus në media digjitale dhe në print.
→ Njohuri të softverëve të dizajnit si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign) dhe Corel Draw.
→ Aftësi të shkëlqyera në komunikim vizual dhe një ndjeshmëri për detalet.
→ Kreativitet, inovacion dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Dokumentet e kërkuara:
→ CV-në tuaj së bashku me portofolin e punëve tuaja më të mira.
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Dizajner/e)
Ky konkursi do jetë i hapur deri më 10.09.2024. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju.
Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.