Kompania: CEO SHPK – Congress and Event Organization (www.ceokos.com)  

Pozita: 1 – Dizajner/e Grafik/e (me përvojë) – Remote Work

Kompania CEO SHPK – Congress and Event Organization, është në kërkim të një dizajneri/e grafik/e me përvojë që është në gjendje të krijojë përmbajtje për evente, për rrjete sociale, dizajne për web-site dhe materiale tjera të ndryshme promovuese në bazë të aktivitetit të kompanisë. Personi do të punoj nga distanca (remote work) në bazë të kërkesave të kompanisë.

Përgjegjësitë

Përgatitë ilustrime-dizajne grafike për materiale fizike dhe digjitale si:

  • Brendim te eventeve
  • Banera; postera, broshura, kataloga; factsheets;
  • Poste për rrjete sociale dhe animation GIFs
  • Materiale për web dhe web-design.
  • Materiale të tjera promovuese në bazë të nevojës;
  • Adaptimi dhe përgaditja e dizajneve për shtyp;
  • Të bashkëpunojë ngushtë më kolegët për ofrim të shërbimit sa më të mirë ndaj klientëve dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit;
  • Të përpilojë raport të punëve.

Aftësitë, kërkesat dhe përvoja e kandidatit:

  • Dy vite eksperiencë të dëshmuar në fushën e dizajnit dhe marketingut (preferohet shkollim universitar apo kurs relevant për dizajn grafik)
  • Njohuri të shkëlqyeshme të programeve si Corel DRAW, Adobe Illustrator, Photoshop dhe InDesign.
  • Njohuri për procesin e shtypit.
  • Njohuri e platformave si Facebook, Instagram etj.
  • Njohuri të avancuara në të folur dhe të shkruar gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe efikasitet në bashkëpunim.

 

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore;
  • Portfolio në të cilën prezantohen punët e realizuara nga kandidati/ja;
  • Diploma dhe certifikata profesionale relevante.
     

Të gjithë kandidatët që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në info@ceokos.com deri më datën 20.02.2023 ora 16:00.

Kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Shpallja ka skaduar