Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr. 3283 të datë: 01.11.2024, si dhe si dhe Udhëzimit Administrativ MFPT NR.01/2024, neni 12, paragrafi 2 dhe neni 13, paragrafi 2, aprovimit me numër Arkivi 3652 të datës 29.11.2024, N.P.L "Gjelbër" SH.A, shpall këtë:
KONKURSI JASHTËM
Për plotësimin e vendeve të punës
Titulli: Drejtor i Operativës
Numri i pozitave: 1
Kualifikimi: Diplomë universitare- Fakulteti i Bujqësisë, Ekonomik, Inxhinierisë,
Arkitekturës
Përvoja e punës: 3 vite përvojë pune
Niveli i pagës: 3
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
organizon, përfaqëson dhe koordinon punët në njësinë operative
përpilon planin e punës, planin ditor, javor dhe atë vjetor në njësinë e tij
mbikëqyr dhe kontrollon punimet në njësitë e terrenit
bënë hartimin dhe realizimin e synimeve strategjike të ndërmarrjes
urdhëron planifikime, kërkon aktivitete dhe punë konkrete nga njësitë vartëse
gjatë fazës së projektimit dhe implementimit të punës bënë mbikëqyrjen e plotë të tyre
bashkëpunon me udhëheqësit e divizioneve/njësive punuese për të arritur efikasitetin më të lartë në punë
ka autoritet për të urdhëruar çdo vartës të kësaj njësie, që nga udhëheqësit e njësive deri tek punëtorët fizik, etj.
për punën e tij/saj i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv
Procedurat e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes emailit zyrtar: aplikimet@gjelber.com. Aplikimi duhet të përmbajë dokumentacionin e kërkuar, i cili duhet të dërgohet i skanuar dhe i bashkëngjitur në email.
Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret pas verifikimit paraprak do t'i nënshtrohen procesit të intervistimit.
Poentimi nga Komisioni për Rekrutim do të bëhet si më poshtë:
Vlerësimi i jetës përshkrimit (CV) të kandidatit: deri në tridhjetë (30) pikë, Intervistimi: deri në shtatëdhjetë (70) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Procedura e rekrutimit parashikohet të zhvillohet nga data 03.11.2024 deri më 16.01.2025. Ky afat është i përafërt dhe mund të ndryshohet në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për procedurat e tjera të rekrutimit.
Aplikacionit duhet të bashkëngjiten:
Formulari për aplikim i NPL "Gjelbër” SH.A (i cili mund të shkarkohet nga faqja zyrtare www.gjelber.com)
Deklarata nën betim (e cila mund të shkarkohet nga faqja zyrtare www.gjelber.com)
Curriculum Vitae (CV)
Dëshmitë për kualifikim shkollor
Dëshmitë për përvojën e punës
Kopja e letërnjoftimit
Çertifikata nga Gjykata që dëshmon se nuk është i/e dënuar (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj)
Aplikacionet dhe dokumentacioni që nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë shpallje, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.
Shpallja është e hapur nga data 03.12.2024 deri më 18.12.2024, deri në orën 15:00. Për informacione më të hollësishme, mund të kontaktoni me Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL "Gjelbër" SH.A.
Na osnovu člana 8 Zakona o radu br. 03/L-212, Uredbe o organizaciji i sistematizaciji poslova i zadataka br. 3283 od: 01.11.2024, kao i Administrativno uputstvo MFPT-BR. 01/2024, član 12 stav 2 i član 13 stav 2, broj odobrenja Arhiva 3652 od 29.11.2024, N.P.L "Gjelber" SH.A, ovim izjavljuje:
Naziv Pozicije: Direktor operacija
Broj pozicija: 1
SPOLJNI KONKURS
Da popuni radna mesta
Kvalifikacija: Visoka stručna sprema- Poljoprivredni, Ekonomski, Tehnički, Arhitektonski
fakultet
Radno iskustvo: 3 godine radnog iskustva
Visina plate: 3
Poslovi i odgovornosti:
organizuje, zastupa i koordinira rad u operativnoj jedinici
sastavlja plan rada, dnevni, nedeljni i godišnji plan u svojoj jedinici
nadgleda i kontroliše radove u terenskim jedinicama
izvrši dizajn i realizaciju strateških ciljeva kompanije
naređuje planiranje, zahteva konkretne aktivnosti i rad od podređenih jedinica
u fazi projektovanja i realizacije radova izvršili su puni nadzor
sarađuje sa rukovodiocima odeljenja/radnih jedinica radi postizanja najveće efikasnosti u radu
ima ovlašćenje da naređuje svakom podređenom ove jedinice, od rukovodilaca jedinica do fizičkih radnika itd.
za svoj rad odgovara izvršnom direktoru
Procedura prijave:
Zainteresovani kandidati su pozvani da se prijave elektronskim putem na zvanični e- mail: aplikimet@gjelber.com. Prijava treba da sadrži potrebnu dokumentaciju, koja treba biti skenirana i priložena kao dodatak u e-mailu.
Svi kandidati koji ispunjavaju kriterijume nakon preliminarne verifikacije biće pozvani na intervju.
Evaluacija od strane Komisije za zapošljavanje vršiće se na sledeći način:
Ocena biografije (CV) kandidata: do trideset (30) poena,
Intervju: do sedamdeset (70) poena.
Približan kalendar procedure zapošljavanja:
Postupak zapošljavanja predviđen je da se sprovede u periodu od 03.11.2024. do 16.01.2025. Ovaj rok je okviran i može biti promenjen u skladu sa važećim zakonskim propisima.
Samo odabrani kandidati će biti pozvani na dalje procedure zapošljavanja.
Prijavi je potrebno priložiti:
Formular za prijavu NPL "Gjelbër" SH.A (koji se može preuzeti sa zvanične stranice www.gjelber.com)
Izjava pod zakletvom (koja se može preuzeti sa zvanične stranice www.gjelber.com)
Biografija (CV)
Dokazi o školskom obrazovanju
Dokazi o radnom iskustvu
Kopija lične karte
Uverenje iz Suda da kandidat nije osuđivan (koje ne sme biti starije od šest meseci)
Aplikacije i dokumentacija koje ne ispunjavaju zahteve (uslove) navedene u ovom oglasu, kao i one koje stignu nakon isteka roka za konkurs, neće biti razmatrane.
Konkurs je otvoren od 03.12.2024. do 18.12.2024, do 15:00 časova. Za dodatne informacije, možete kontaktirati Sektor za Ljudske Resurse J.P.L. „Gjelbër” D.0.0.
Shkarkoni Formularin: