Ekspert për llogari të arktueshme, llogari të pagueshme dhe taksa

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin për Kontabilitet, Kontroll dhe Raportim,KEDS SH.A. më datë 04.08.2022 shpall vend të lirë pune:

 

Pozicioni i punës: Ekspert për llogari të arktueshme, llogari të pagueshme dhe taksa

Lokacioni: HQ, Prishtinë

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Siguron funksionalitetin e sistemit të Llogarive të arkëtueshme, të pagueshme, thesarit dhe monitoron transaksionet kontabël të vendosura në Librin Kryesor dhe kontrollon të dhënat e Kontabilitetit të distriktiteve për raportim të saktë të llogarive të pagueshme;
  • Regjistron listëpagesat sipas raporteve të dorëzuara dhe bën barazimet mujore me librin kryesor;
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve tatimore për qiratë në baza mujore si dhe të gjitha aktivitetet përkatëse;
  • Përgatit regjistrin ditor të shpenzimeve cash me faturat përkatëse dhe regjistrit ditor të pagesave për faturat e furnitorëve dhe krijon raporte sipas kërkesave;
  • Kontrollon procesin e përgjithshëm të pagesave të pagueshme dhe të arkëtueshme që reflektojnë në analizën e SNRF-ve dhe legjislacionit tatimor në Kosovë;
  • Ndihmon në përgatitjen e librit të blerjeve dhe shitjeve të TVSH-së sipas legjislacionit tatimor të Kosovës;
  • Bashkëpunon me Thesarin për të përcaktuar alokimet e pagesave të Llogarive të arkëtueshme dhe pagueshme dhe ndihmon sipas nevojës në përmbushjen e detyrave tjera profesionale; 
  • Shërben si pikë kontakti me Administratën Tatimore të Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kontabilitet;
  • Asiston dhe përgatit dokumentacionin e listës së kërkesave nga auditorët e brendshëm/të jashtëm dhe Administrata Tatimore e Kosovës në lidhje me Llogaritë e arkëtueshme, pagueshme dhe taksa;
  • Kryen detyra shtesë sipas kërkesës së Menaxhmentit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, Fakulteti Ekonomik;
  • Eksperiencë pune 3 deri në 5 vite në Kontabilitet;
  • Të jetë kontabilist/teknik i certifikuar apo në proces të çertifikimit në: (SCAAK, ACCA)
  • Njohuria e Gjuhës Angleze është e preferueshme;
  • Të ketë njohuri të Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. 
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. 
     

Shpallja ka skaduar