Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr. 1292 të datë: 16.06.2023 si dhe kërkesës me nr Arkivi 2095 të dt 22.07.2024 NPL ”Gjelbër” shpall këtë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të punës
Titulli: Kultivuesit e luleve dhe bimëve dekorative në sera dhe ambient të jashtëm
Numri i pozitave: 1
Kualifikimi : shkolla e mesme
Pëvoja e punës: 1 vitë përvojë pune
Niveli i pagës: 10
Kohëzgjatja e kontratës: puna provuese 6 muaj (me mundësi vazhdimi)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- merr pjesë drejtpërdrejtë në prodhimin e produkteve bimore në sera dhe siguron kushtet për kultivimin dhe prodhimin e rregullt,
- sinjalizon me kohë problemet që ndodhin në prodhimtari me qëllim të eliminimit të pasojave të dëmshme,
- kryen të gjitha punët e jashtme për prodhimin e produkteve bimore në fushë të hapur.
- kryen të gjitha punët në fidanishte, për prodhimin, kultivimin, paketimin dhe transportimin e materialit mbjellës,
- ndihmon në punë gjatë dekorimit dhe gjelbërimit,
- obligohet të lëviz nga njësia në njësi-zona të tjera, në raste të veçanta dhe sipas kërkesës së punës me urdhër të Drejtorit të Operativës
- kryen edhe punë të tjera me urdhëresë të eprorit,
- për punën e tij i përgjigjet Kryepunëtorit dhe Udhëheqësit të Njësisë
Procedurat e konkurrimit
Kandidatët e interesuar, aplikimin mund ta bëjnë në mënyrë Elektronike (online)përmes emailit zyrtar : aplikimet@gjelber.com. Kandidatët duhet të dërgojnë të gjithë dokumentacionin e skenuar nëpërmjet email-it.
Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e verifikimit paraprak do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Poentimi nga Komisioni për Rekrutim do të bëhet si në vijim:
- Jetë përshkrimi (CV) i kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë
- Testimi me shkrim deri në shtatëdhjetë (70) pikë dhe
- Intervistimi deri në njëzetë (20) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Procedura e rekrutimit pritet të zgjasë nga data 22.07.2024 deri më 22.09.2024 (ky afat është i përafërt dhe mund të jetë subjekt i ndryshimeve siç specifikon legjislacioni në fuqi.)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Aplikacionit duhet bashkangjitur:
-Aplikacioni për punësim i NPL ”Gjelbër” (i cili shkarkohet nga web faqja zyrtare www.gjelber.com)
-Deklarata nën betim (e cili shkarkohet nga web faqja zyrtare www.gjelber.com)
-CV
-Dëshmitë për kualifikim shkollor
-Dëshmitë për përvojen e punës trust
-Kopjen e letërnjoftimit
-Çertifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar (jo më të vjetër se gjashtë muaj)
Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcakuara në këtë shpallje si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.
Shpallja është e hapur që nga data 22.07.2024 deri më 11.08.2024 në orën 15:00.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL ”Gjelbër” SH.A.
Shpallja ka skaduar