Menaxher/e

Bau Market
16 ditë të mbetura

Bau Market po kërkon një Menaxher/e me përvojë punë, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.    

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani! 

Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Menaxher/e në njësinë Bau Market në Pejë 

Detyrat dhe përgjegjësitë 
 

  • Mbikëqyrë përmbushjen e procedurave dhe rregullave që janë caktuar nga kompania në njësi përkatëse; 
  • Identifikon dhe kupton aktivitetet e kompanisë; 
  • Trajnon stafin dhe sigurohet se detyrat janë kuptuar dhe po zbatohen në përputhshmëri me rregulloren e brendshme të kompanisë; 
  • Zbaton vendimet dhe direktivat që jepen nga menaxhmenti; 
  • Implementon strategjinë e kompanisë për zhvillimin e sektorit përkatës; 
  • Bën organizimin, ndarjen e punëve dhe të përgjegjësive të punonjësve; 
  • Kontrollon stafin lidhur me zbatueshmërinë detyrat dhe përgjegjësitë e deleguara në bazë të përshkrimit të detyrave të punës; 
  • I evidenton problemet në Bau Market dhe ofron zgjidhje të menjëhershme për to; 
  • Udhëheqë, menaxhon dhe negocion drejtpërdrejtë shitjet madhore që përcaktohen në pajtim me menaxhmentin; 
  • Analizon çmimet e tregut dhe përgatitë ofertat; 
  • U bën vizita pune partnerëve afarist; 
  • Kërkon raporte ditore, javore dhe mujore nga vartësit e tij dhe i paraqet tek COO; 
  • Komunikon në harmoni me menaxheret e pikave të tjera duke u bazuar në kodin e mirësjelljes me qëllim që të bartë dhe të merr përvojat më të mira; 
  • Menaxheri i përgjigjet Kodit të mirësjelljes dhe etikës afariste; 
  • Të veprojë me nder dhe korrektësi dhe në interesat më të mira të Punëdhënësit, duke shfaqur besnikëri edhe në prani të palëve të treta; 
  • Kontrollon vazhdimisht mbarëvajtjen e procesit të punës së përditshme, gjithashtu jep rekomandime në përmirësim të vazhdueshëm të shpenzimeve. 
     

Benefitet: 

  • 1,400.00 € Pagë Bruto; 
  • Bonuse vjetore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit vjetor arrin deri në 50% të pagave vjetore); 
  • Veturë zyrtare; 
  • Trajnime profesionale; 

     

Njohuritë dhe Shkathtësitë:

  • Përparësi punësimi kanë aplikantën të cilët jetojnë në komunën e Pejës; 
  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme; 
  • Diplomë Universitare; 
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word); 
  • Të njoh gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi; 
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar; 
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse; 
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale; 
  • Të posedojë patente shofer kategoria (B); 
     

Dokumentet e kërkuara: 
- CV 
- Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë. 
- Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu 
- Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher/e) 
- Ky konkurs do jetë i hapur deri më 28.02.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Apliko për këtë pozitë