Praktikant - Kontabilist

NPL "Gjelber" sh.a.
30 ditë të mbetura


Në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 16 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe në bazë të Rregullores të brendshme për Procedura të Rekrutimit, Marrëdhënien Kontraktuale dhe Avansim në Detyrë me nr.1338 të datë 20.06.2023, aprovimit me numër Arkivi 147 të datës 21.01.2025,

N.P.L "Gjelbër" SH.A, shpall këtë: 

 

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës/me afat të caktuar
(Zëvendësim i përkohshëm për kontabilistën në pushim të lehonisë)


Titulli: Praktikant - Kontabilist 
Orët e punës: 40 orë në javë 
Kohëzgjatja e kontratës: 1 vjet ( deri në përfundim të pushimit të lehonisë) 
Numri i pozitave:
Kualifikimi: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik (drejtimet Financa, Kontabilitet) 
Përvoja e punës: 1 vit përvojë pune 
Niveli i pagës: Sipas rregullores në fuqi


Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
kujdeset për udhëheqjen me rregull të kontove në kontabilitetin financiar, aplikon në praktikë planin e përcaktuar kontabël, me ç'rast sigurohet   aplikimi i planit themelor kontabël

bënë regjistrimin analitik dhe sintetik si dhe harmonizimin e tyre 
regjistron të ardhurat personale 
udhëheq analitiken e blerësve dhe mbanë të hapur pozicionin për secilin blerës 
udhëheq analitiken e konsumit dhe kontrollon rregullsinë e regjistrimit 
udhëheq analitiken e kërkesave të punëtorëve dhe kontabilitetin e mjeteve themelore  
bënë kontimin e raporteve të bankës, të arkës, faturave, hyrëse dhe dalëse 
kryen edhe punë të tjera sipas urdhrit të Zyrtarit Kryesor Financiar 
për punën e tij i përgjigjet Zyrtarit Financiar dhe i Thesarit


Procedurat e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes emailit zyrtar: aplikimet@gjelber.com

Aplikimi duhet të përmbajë dokumentacionin e kërkuar, i cili duhet të dërgohet i skanuar dhe i bashkëngjitur në email.

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret pas verifikimit paraprak do t'i nënshtrohen procesit të intervistimit.

 

Poentimi nga Komisioni për Rekrutim do të bëhet si më poshtë:

Vlerësimi i jetës përshkrimit (CV) të kandidatit: deri në tridhjetë (30) pikë,

Intervistimi: deri në shtatëdhjetë (70) pikë.

Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:

Procedura e rekrutimit parashikohet të zhvillohet nga data 21.01.2025 deri më 06.03.2025. Ky afat është i përafërt dhe mund të ndryshohet në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për procedurat e tjera të rekrutimit.

 

Aplikacionit duhet të bashkëngjiten:

Formulari për aplikim i NPL "Gjelbër" SH.A (i cili mund të shkarkohet nga faqja zyrtare www.gjelber.com)

Deklarata nën betim (e cila mund të shkarkohet nga faqja zyrtare www.gjelber.com)

Curriculum Vitae (CV)

Dëshmitë për kualifikim shkollor

Dëshmitë për përvojën e punës

Kopja e letërnjoftimit

Çertifikata nga Gjykata që dëshmon se nuk është i/e dënuar (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj)

Aplikacionet dhe dokumentacioni që nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë shpallje, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Shpallja është e hapur nga data 21.01.2025 deri më 05.02.2025, deri në orën 15:00.

Për informacione më të hollësishme, mund të kontaktoni me Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL "Gjelbër" SH.A.

 

U skladu sa članom 8. i članom 16. Zakona o radu br. 03/L-212 i na osnovu Internog pravilnika o postupku zapošljavanja, ugovornim odnosima i napredovanju na dužnosti br. 1338 od 20.06.2023, odobrenje sa arhivskim brojem 147 od 21.01.2025:

KONKURS

Za popunjavanje radnog mesta/na određeno vreme

(Privremena zamena za računovođu na porodiljskom odsustvu)

Zvanje: pripravnik - računovođa

Radno vreme: 40 sati nedeljno

Trajanje ugovora: 1 godina (do kraja porodiljskog odsustva)

Broj pozicija: 1

Kvalifikacija: VSS na Ekonomskom fakultetu (finansije, računovodstvo)

Radno iskustvo: 1 godina radnog iskustva

Visina plate: prema važećim propisima

 

Poslovi i odgovornosti:

- obezbeđuje pravilno vođenje računa u finansijskom računovodstvu,

- primenjuje definisani računovodstveni plan u praksi i na taj način obezbeđuje primenu osnovnog računovodstvenog plana

- vrši analitičko i sintetičko snimanje i njihovo usklađivanje

- evidentira lična primanja

- upravlja analitikom kupaca i drži otvorene pozicije za svakog kupca

- vodi analitiku potrošnje i proverava regularnost registracije

- rukovodi analitikom potreba zaposlenih i računovodstvom osnovnih sredstava

- računi za banku, gotovinu, fakture, ulazne i izlazne izveštaje

- obavlja i druge poslove po nalogu glavnog finansijskog direktora

- za svoj rad odgovara službeniku za finansije i trezor

 

Procedure prijave:

Pozivaju se zainteresovani kandidati da se prijave elektronskim putem na zvaničnu mejl: aplikimet@gjelber.com. Prijava mora da sadrži potrebnu dokumentaciju, koja se mora poslati skenirana i priložena uz mejl.

Svi kandidati koji ispunjavaju kriterijume nakon preliminarne provere proći će proces intervjua.

Bodovanje od strane Komisije za zapošljavanje vršiće se na sledeći način:

- Ocena biografije kandidata: do trideset (30) bodova,

- Intervju: do sedamdeset (70) poena.

Približan kalendar procedure zapošljavanja:

Očekuje se da će se procedura zapošljavanja održati od 21.01.2025 do 06.03.2025. Ovaj rok je okviran i može se menjati u skladu sa odredbama važećeg zakonodavstva.

Samo odabrani kandidati će biti pozvani na dalje procedure zapošljavanja.

Uz prijavu se mora priložiti sledeće:

- Prijavni formular za NPL "Gjelber" dd (koji se može preuzeti sa zvaničnog sajta www.gjelber.com)

- Izjava (koja se može preuzeti sa zvaničnog sajta www.gjelber.com)

- Biografija (CV)

- Dokaz o školskoj spremi

-Dokaz o radnom iskustvu

- Kopija lične karte

-Uvjerenje iz suda da nije osuđivano (koje ne smije biti starije od šest mjeseci)

Prijave i dokumentacija koje ne ispunjavaju uslove navedene u ovom oglasu, kao i one koje pristignu nakon isteka konkursnog roka, neće se razmatrati.

Oglas je otvoren od 21.01.2025 do 05.02.2025 do 15:00 časova. Za detaljnije informacije možete kontaktirati Odsek za ljudske resurse NPL "Gjelber" dd.

 

 

Aplikoni: