Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Pranues Malli në njësinë Bau Market në Pejë:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→Sigurohet që çdo furnizim malli në pikën përkatëse të hyjë në sistem përmes procedurave të pranimit të caktuara me rregullore të brendshme të stokut;
→Është përgjegjës për pranimin e mallit, në mënyrë të saktë duke kontrolluar të gjitha detajet e nevojshme në kohën e pranimit, si dhe evidenton tek Menaxheri i Stokut dhe pranimeve për çdo parregullsi;
→Raporton mbi parregullsitë gjatë pranimit të mallit, duke evidentuar saktë tek secili furnitor arsyet e këtyre parregullsive;
→Bën kontrollë rutinë në lidhje me stokun që gjendet nëpër sektorë;
→Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike
→I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arketar/e)
Konkursi do jetë i hapur deri më 25.12.2024. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njerëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju.
Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Dërgoni CV: