Retail Pricing Manager

Bau Market
13 ditë të mbetura

Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një Retail Pricing Manager/e entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

 

Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Retail Pricing Manager

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të çmimeve për të gjitha pikat e shitjes;

→ Krijimi i politikave të çmimeve që mbështesin objektivat e kompanisë, duke përfshirë përcaktimin e çmimeve bazë, zbritjeve dhe promovimeve;

→ Analizmi i tregut dhe konkurencës kjo duke përfshirë monitorimin e çmimeve konkuruese dhe analizimin e tendencave të tregut për të identifikuar mundësitë mbi nivelet e konkurrencës;

→ Menaxhimi i çmimeve për klientët kryesorë duke pregaditur plane të çmimeve strategjike, analiza mbi marzhat për të maksimizuar fitimet;

→ Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të çmimeve në shitje dhe fitime, duke përdorur analiza të të dhënave për të optimizuar strategjitë;

→ Përgatitja e raporteve mbi përformancën e çmimeve dhe paraqitja e rekomandimeve për menaxhmentin e lartë;

→ Krijimi i modeleve të çmimeve dinamike që reflektojnë kërkesën e tregut, sezonin dhe faktorët të tjerë të jashtëm;

→ Përgjegjës për përcaktimin e çmimeve në platformat online dhe në pikat fizike të shitjes, duke u siguruar që ato janë të përputhshme dhe konkurruese;

→ Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e blerjeve, marketingut, shitjes dhe financave për të siguruar përputhshmëri në strategjitë e çmimeve dhe promovimet;

→ Detyra të tjera të ndërlidhura me pozitën e punës, që mund të përcaktohen nga punëdhënësi;

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

→ Kualifikim Master në fushën e Financave;

→ Përvojë pune së paku 3 vite në fushën relevante;

→ Njohuri të gjuhë Angleze;

→ Aftësi profesionale;

→ Shkathtësi kreative dhe teknike;

→ Aftësi për të punuar në ekip në mënyrë konstruktive;

→ Aftësi të mira komunikuese;

→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;

 

Benefitet:

→ Pagë duke filluar nga 1,200 €, rritje varësisht nga përformanca e kandidatit;

→ Bonuse vjetore për arritje të objektivave të çmimeve, fitimit apo optimizimit të stoqeve pasive;

→ Veturë zyrtare;

→ Trajnime profesionale;

      

Dokumentet e kërkuara:

→ CV;

→ Protofolio;

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë;

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Retail Pricing Manager/e);

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.04.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët!

Dergoni në: