RI - SHPALL:
KËRKESË PËR OFERTIM:
MENAXHIMI I PISHINËS DHE SHËRBIMET HOTELIERE NË PISHINËN E GËRMISË NË PRISHTINË
Në bazë të Statutit të NPL“Sport Marketing” SH.A., dhe programit të punës për sezonin veror të vitit 2024 dhe 2025, NPL”Sport Marketing” shpall kërkesën për ofertim për të gjithë OE, për menaxhimin e pishinës duke përfshirë edhe inkasimin e biletave, poashtu ofrimin e shërbimeve hoteliere të cilësisë së lartë në lokacionet e planifikuara brenda hapësirave përcjellëse komerciale të pishinës për sezonën verore për të ofruar një plan kulturor, artistik dhe sportiv për vitet 2024-2025. OE janë të detyruar që planin e punës ta zbatojnë në përputhje me rregulloret e brendshme të ndërmarrjes publike Sport Marketing. Oferta më e favorshme e cila plotëson kriteret e kërkuara në thirrjen e hapur do të shpërblehet me kontratë 2 vjecare.
Historiku:
NPL“Sport Marketing”SH.A., Prishtinë. Në MTI është e regjistruar si NPL“Sport Marketing” SH.A. Çertifikata nr. 810454497, data.17.10.2000.
Misioni i NPL “Sport Marketing” SH.A. Prishtinë, është orientimi i aktiviteteve të mirëfillta drejt klientit duke pasur qytetarin, rininë, në qendër të vëmendjes. Të gjithë klientët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbime, pa diskriminim racor, religjioz, gjinor etj. Qellimi ynë kryesor është zgjërimi i shërbimeve sportive-shëndetësore dhe rekreative, ngritja e kapaciteteve intelektuale, transparenca dhe llogaridhënja, respektimi i ligjit dhe instalimin e kulturës së re menaxheriale, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta institucionale për të ofruar shërbime cilësore në pajtim me standartet ndërkombëtare të edukimit sportivo-shëndetësor.
Përshkrimi:
E rëndësishme: Plani i aktiviteteve kulturore, sportive dhe rekreacionale duhet të prezentohet paraprakisht nga fituesi i kontratës.
Kriteret e përzgjedhjes:
Ofertat e prezantuara nga OE duhet të përfshijnë:
Shuma bazë e përcaktuar për ofertim për shfrytëzimin e pishinës dhe hapsirave komerciale gjatë sezonës 2024 - 2025 është 70.000.00€ për vit kalendarik, 140,000.00 Euro per 2 vite ( Nuk është e përfshirë TVSH’ja)
Pagesat parashihet të realizohen në 4 këste të barabarta duke filluar me nënshkrimin e kontratës nga OE fitues. ( Detajet do të specifikohen në kontratë )
Për të marrë pjesë në shpallje duhet deponuar mjete në vlerë prej 300 € në llogarinë e NPL “Sport Marketing”, në bankën BPB me nr. të xhirollogarisë 1300-2712-001184.61. Pas përfundimit të procesit vlera 300 € do ti mbetet kompanisë.
E rëndësishme: Pagesa e mjeteve duhet të bëhet duke u bazuar në afatet dhe termat e përcaktuara menjëherë pas lidhjes së kontratës në afat prej 5 (pesë) ditësh.
Afatet dhe termat e pageses:
Afati për dërgesën e ofertave është prej 31.05.2024 – 10.06.2024
Vërejtje: për arsye që kjo është ri-shpallje, si dhe pamjaftushmërisë së kohës për hapjen e pishinës, afati për aplikim është 11 ditë kalendarike.
Ofertat e mbyllura në pliko duhet të dërgohen në zyrën kryesore të “Sportmarketingut” në Prishtinë, më së largu deri më 10.06.2024 deri në ora 12:00 h, ato oferta të cilat arrijnë pas kësaj date do të refuzohen.
Hapja e ofertave do të jetë publike në prezencëtë përfaqësuesëve të kompanive më 10.06.2024 në ora13:00h në adresën e poshtëshënuar. Ofertën do ta fitoj kompania më e kualifikuar dhe e cila ofron kushte më cilësore dhe çmimin më të lartë se çmimi fillestar.
NPL “SPORT MARKETING”sh.a
Pallati i Rinise, PRISHTINË
Numri i tel. kontaktues:
+38349506260
e-maili: info@nplsportmarketing.com
Shpallja ka skaduar