Shites komercial per rajonin e Prishtines

Delfin LTD
E skaduar

Subjekti Afarist "Delfin L.t.d" Sh.p.k me seli në Prishtinë publikon:

 

KONKURS PËR PUNË

 

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën e Shitësit komercial (1 pozitë), për rajonin e Prishtinës. 

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

 

  • Të kenë së paku përgatitje të mesme shkollore,
  • Të kenë motiv të lartë dhe aftësi për punë,
  • Të ketë patentë shofer;
  • Është e obligueshme të kenë 2 vite përvojë pune në punë të njëjta ose punë të ngjashme.

 

 

Punët dhe detyrat për pozitën e Shitësit komercial janë: 

 

  • Hulumtimi i tregut dhe aktiviteteve të konkurrencës si dhe analizimi i politikave të çmimeve, nevojës për promovime dhe marketing;
  • Vizitimi i komitentëve sipas planit rutinor;
  • Palon mallin sipas sistemit FIFO;
  • Kontrollon stokun dhe afatet e skadencës;
  • Mirëmban dhe avancon pozitat e rregullta të mallit si dhe kujdeset për ekstra pozicionimet dhe asetet e kompanisë të kontraktuara në pikat përkatëse; dhe
  • Raportimi për kryerjen e punëve dhe ecurinë e procesit të shitjes tek Menaxheri i Sektorit dhe nëpërmes tij edhe te Drejtori i Shitjes.

 

Kandidatët e përzgjedhur pas aplikimit do t’i nënshtrohen intervistës. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre deri më 4 nëntor 2020, në e-mail adresën: hr@delfinltd.com me subjektin “Shitës komercial”.

Shpallja ka skaduar