Shitës/e

Bau Market
11 ditë të mbetura

Bau Market dhe Bau Holding janë në kërkim të dy Shitësve/e entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

 

Dy (2), Vende të lira pune,në pozitë Shitës/e në njësinë Bau Market në Ferizaj

Për sektorin e Ujësjellësit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;

→T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;

→Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

→Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

→I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;

 

Benefitet:

→ Pagë mujore 700.00 €;

→ Bonuse mujore varësisht nga arritja e targetit në përshtatshmëri me skemat e bonuseve;

→ Trajnime profesionale;

 

 

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu Në “subject”  ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 16.05.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Apliko për këtë pozitë

Pune tjera nga kjo Kompani