Shofer/Furnizues

Në bazë të vendimit të miratuar me datën 04.09.2024 si dhe nenit 5 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 5, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores për Marrëdhëniet në Punë të NPL Sport Marketing SH.A. - Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutive me datë 04.09.2024, SHPALLË: 

KONKURS PUBLIK 

Për plotësimin e vendit të punës 

I. Titulli i vendit të punës: Shofer / Furnizues (1) vende pune; 

Numri i referencës; NPL-04/09/24 

Vendi: Prishtinë. 

Ndërmarrja: NPL Sport Marketing SH.A. me seli në Prishtinë. 

I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv. 

 

II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës; 

Paga bazë e të ardhurave mujore personale të jetë, 491.40 € euro bruto 

 

III. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës; 

Të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë dhe të kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta: 

• Diplomë e shkollës së mesme 

• Patent shofer Kategoria B 

• Njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit; 

• Shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve; 

• I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme; 

• Të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion; 

• Të ketë reagim të duhur në zgjidhjen e problemeve. 

 

IV. Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës: 

• Ofron shërbime të vozitjes dhe të transportit për personelin e Institucionit, lidhur me kryerjen e punëve zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave; 

• Furnizimin i NPL-së me materiale të nevojshme për zyre; 

• Kryen shërbimet e rregullta të mirëmbajtjes së automjetit zyrtar duke u kujdesur dhe kontrolluar automjetin për derivate, për vaj, për ujë, antifriz, goma dhe funksionalitetin e automjetit në çdo pikëpamje; 

• Mbanë evidencën e porosive të punës dhe për servisim të automjetit; 

• Mbanë evidencën dhe përgatitë raporte për kilometra të kaluara në baza mujore, me mbajtje të evidencës së kërkesave për automjet zyrtar; 

• Regjistron faturat për shërbimet e kryera të transportit si dhe për blerjet e materialeve për zyre dhe i paraqet për procedurë të pagesës së mëtejshme; 

• Ndihmon zyrtarët dhe kujdeset për çështjen e nevojave të tyre për transport; 

• Përgjegjës në respektimin e orarit të punës, për përdorim të automjetit dhe respektim të Kodit të Etikës për Stafin Mbështetës të administratës. 

Kryen detyra tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë të cilit i raporton. 

 

V.Informatë për procedurën e aplikimit në konkurs 

Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente: 

• Kërkesa për punësim (aplikacioni); 

• Dëshmi për shkollimin; 

• Patent shofer Kategoria B 

• Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj). 

• Kopja e letërnjoftimit 

 

VI. Kohëzgjatja e emërimit; 

Kontratë në kohë të pacaktuar. 

 

VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit; 

Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data 04.09.2024 deri me datën 19.09.2024. 

 

VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs 

Aplikimi për konkurs bëhet vetëm në mënyrë elektronike, nëpërmjet adresës elektronike info@nplsportmarketing.com dhe në kohë reale do të sigurohet kthimi i informatës mbi pranimin e dokumenteve të dërguara nga kandidatët. 

Zyra Ligjore ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve. 

Formulari për kërkesë (aplikim), mund të shkarkohet nga webfaqja e NPL Sport Marketing SH.A. www.nplsportmarketing.com ose mund të merren në zyret e Ndërmarrjes. 

 

IX. Mënyrën e vlerësimit dhe kriteret e poentimit; 

Vlerësimi i kandidatëve zhvillohet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit 

Procedura e vlerësimit të konkursit publik përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë e pesë (55) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. 

 

X. Një kalendar të përafërt të procedurës të rekrutimit; 

Brenda shtatë (7) ditësh pas mbylljes së afatit të konkursit, Komisioni bën verifikimin paraprak të aplikacioneve, me qëllim të konstatimit të përmbushjes së kritereve të konkursit nga kandidatët sipas aplikacioneve të pranuara. 

 

XI. Shënimi që aplikacionit e dërguara pas afatit nuk do të shqyrtohen. 

Aplikacionet e dërguara pas datës 19.09.2024 nuk do të shqyrtohen. 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë. 

Aplikoni këtu: Shpallja ka skaduar